Mustafa pësoi humbje nga Shpendi Ahmeti, por ja çfarë tha për të në tubim përmbyllës

Mustafa pësoi humbje nga Shpendi Ahmeti, por ja çfarë tha për të në tubim përmbyllës

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka përmbyll fushatën zgjedhore në Prishtinë, nga ku kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa u ka ftuar qytetarëve të Prishtinës që të votojnë për njeriun, i cili do t’i vë gur-themelet Prishtinës, shkollave, e shëndetësisë dhe jo të votohet një njeri që nga sheshi nxjerrë gurë për gjuajtur qytetin. Ai […]

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka përmbyll fushatën zgjedhore në Prishtinë, nga ku kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa u ka ftuar qytetarëve të Prishtinës që të votojnë për njeriun, i cili do t’i vë gur-themelet Prishtinës, shkollave, e shëndetësisë dhe jo të votohet një njeri që nga sheshi nxjerrë gurë për gjuajtur qytetin.

Ai po ashtu i ka ftuar edhe  votuesit e Aleancës Kosova e Re, që ta mbështesin Arban Abrashin për kryetar të Prishtinës.

 

“Jam shumë i bindur edhe njerëzit Aleancës Kosova e Re, njerëzit që garuam së bashku në qershor të këtij viti, njerëzit në këtë sallë dhe në sallat tjera u përbetuan në Ibrahim Rugovën dhe shtëpinë e Ibrahim Rugovës. Dhe unë jam i bindur që ata e kanë pasur përnjëme, sepse jam i bindur se ata duhet të jenë në shtëpinë e Ibrahim Rugovës, duhen të jenë me ne dhe duhet të jenë me ne për kryetar të Komunës, dhe unë pres që vota e tyre do të jetë votë për Arban Abrashin”, tha Mustafa.

Ai tha se kanë marrë vendim që kryeqytetin ta udhëheq një  punëtor, i cili ka përgjegjësi ndaj qytetarëve dhe ka shtuar se LDK, zgjedh njeriun i cili do të vë gur-themele në kryeqytet dhe jo njerëz që gjuajnë gurë.

“Ta udhëheq njeriu, i cili do të vejë një gur në themelet e ndërtimit të Prishtinës. Një gur në themelet e shkollave, qendrave të mjekësisë familjare, të rrugëve, e të kanaleve. Dhe jo një njeri, që do të nxjerrë gurë nga sheshi i qytetit, për të gjuajtur qytetin e vet. Sepse ai nuk e ka vendin në krye të Prishtinës. Ne ju kemi ofruar një njëri të ndërgjegjshëm, një njeri punëtor. Ne ju garantojmë që Arban Abrashi do t’i mbajë premtimet”, tha Mustafa.

Ndërsa, kandidati për kryetar të Prishtinës, nga kjo parti, Arban Abrashi tha se qytetarët janë ata që do të vlerësojnë punën, apo mos punën e deritanishme dhe t’i thonë “ditën e mirë” kryetarit në shkuarje.

“Qytetarët janë ata që vlerësojnë më së miri se çfarë është punuar dhe çfarë nuk është punuar. Çfarë është punuar mirë e çfarë është punuar keq. Do të dëshiroja që në mandatin e kryetarit në shkuarje, të ishte punuar ashtu siç ishte premtuar, ashtu siç ishte zotuar. Por kjo nuk ndodhi. Ai e fitoi mandatin me propagandë, ai e përfundon mandatin me propagandë. Dinë e mirë e ka”, tha Abrashi.

Ai po ashtu në fushatën përmbyllëse ka thënë se me marrjen e  mandatit për të udhëhequr kryeqytetin, Prishtinën do ta bëjnë metropol.

“Kryeqytet që do t’i konkurrojë kryeqyteteve evropiane, sepse ne e synojmë Bashkimin Evropian, prandaj si kryetar i Prishtinës, do të bashkëpunoj me të gjitha kryeqytetet evropiane. Por edhe me Nju Jorkun, Uashingtonin, por edhe me miqtë tanë që na lidhi fortë presidenti ynë Ibrahim Rugova. Ne do të bëjmë ndryshime, këtë e garantoi ju që jeni sonte bashkë me ne dhe gjithë ata njerëz me vullnet mirë nga parti të ndryshme, që u bënë bashkë me ne. Së bashku do të pensionojmë dembelin e qeverisjes aktuale, që për katër vite nuk ndërtojë asnjë shkollë, asnjë institucion shëndetësor, asnjë qendër sportive, asnjë projekt të madh të rëndësishme për Prishtinën. Ne do të ndërtojmë shkolla të reja dhe do të aplikojmë mësimin tërë ditor. Do të ndërtojmë spitalin e qytetit dhe do t’ju ofrojmë qasje në shërbime shëndetësore, do të zgjidhim për 6 muaj problemin e papastërtisë në qytet, do të gjelbërojmë qytet in”, tha Abrashi.

Ndërsa, Gent Begolli, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), i ka dhënë përkrahje kandidatit të LDK-së Abrashi, duke thënë se është shumë natyrale që AAK-ja është në bashkëpunim me Abrashin, duke thënë se ky bashkëpunim nuk është pjesë e pazareve politike.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?