‘Mogherini lëshon takimin, shkak kërkesa e Ramush Haradinajt’

Shefja e diplomacisë së jashtme në BE, Federica Mogherini ka lëshuar sallën ku po mbahej takimi i Këshillit për Stabiliizm Asociim në Bruksel – raportojnë mediat serbe. Sic mëson Tanjug nga burimet e saja, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka këmbëngulur që Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të përfshihen në dialogun Prishtinë-Beograd, dhe kjo […]
Sic mëson Tanjug nga burimet e saja, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka këmbëngulur që Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të përfshihen në dialogun Prishtinë-Beograd, dhe kjo e ka bërë nervoz Mogherinin, e cila e ka marr si personale, pasi është ndërmjetësuese në dialog.
Ndërkaq pak para fillimit të këtij takimi, Mogherini dhe Haradinaj kishin paralajmëruar një konferencë të përbashkët për media, por e cila u anulua në momentin e fundit.












