Mig-at e Sadam Husseinit i “hëngri” Serbia

Mig-at e Sadam Husseinit i “hëngri” Serbia

  Detajet e vogla të Forcave ajrore jugosllave dhe serbe tregojnë se Serbia, përveç “Mig-ave” rusë, ka edhe Mig irakianë, të cilët i përkisnin Sadam Husseinit. Në fakt, ish-Jugosllavia mori nga irakianët për të riparuar 19 aeroplanë luftarakë Mig 21 dhe Mig 23. Aeroplanët u pranuan në prag të shpërbërjes së Jugosllavisë në vitin 1991. […]

Detajet e vogla të Forcave ajrore jugosllave dhe serbe tregojnë se Serbia, përveç “Mig-ave” rusë, ka edhe Mig irakianë, të cilët i përkisnin Sadam Husseinit.

Në fakt, ish-Jugosllavia mori nga irakianët për të riparuar 19 aeroplanë luftarakë Mig 21 dhe Mig 23. Aeroplanët u pranuan në prag të shpërbërjes së Jugosllavisë në vitin 1991.

Megjithatë, rënia e Jugosllavisë ndikoi që Iraku të mos marrë Mig-at e tij.

Borisha Mandiq, pilot- instruktor, për Sputnik, shpjegon se si Mig-at irakianë erdhën në Serbi.

“Në vitin 1991, Komanda Supreme lëshoi një urdhër për zhvendosje, d.m.th. zhvendosjen e tyre nga vendet e prekshme në zona të sigurta. Në bazë të këtij urdhri, pati aksione me vetë iniciativë dhe një prej tyre është “para-bazimi” i Mig-ave irakianë nga Bihaqi, në një pjesë të aeroportit të Batajnicës”, tha ai.

Edhe pse ishte spekuluar për numrin e aeroplanëve irakianë që përfunduan në Serbi, Mandiq thotë se Mig 21, një me dy ulëse dhe pesë me nga një ulëse, në pjesë të çmontuara përmes tokës arritën në Beograd, ku u vendosën në Institutin “Moma Stanojloviq”.

“Një Mig-23 ishte në Muzeun e Forcave Ajrore në Surçin për një kohë. Ishte një shembull shumë interesant, pasi ky aeroplan kishte marrë pjesë në luftën irakiane-iraniane. Në vitet e mëvonshme, e gjithë teknika që ka qenë në aeroportin e Batajnicës u hodh në një livadh, ndërsa një kopje e cila ishte vendosur në muze, pas ndërhyrjes së njerëzve nga Ambasada e SHBA, u zhvendos përsëri në aeroportin e Batajnicës. Sipas njohurive të mia, kjo teknikë është ende në Serbi “, shpjegon Mandiq.

Ai thotë se nga këta aeroplanë janë vjedhur pjesë që ishin të vlefshme.

Ndryshe, në vitin 2009 Iraku kishte kërkuar nga Serbia 19 aeroplanë luftarakë Mig 21 dhe Mig 23, të cilët para 20 vjetësh ishin sjellë për remont në Jugosllavi.

“Aeroplanët nuk janë në gjendje për pilotim dhe as nuk mund të rregullohen për fluturim pa investime të mëdha”, kishte deklaruar atëherë gjenerali i Përgjithshëm Miloje Miletiq.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?