Mediat serbe ‘gëzohen’ për anulimin e konferencës mes Mogerinit dhe Haradinajt

Konferenca për shtyp e ministës së jashtme të BE’së, Federica Mogerini dhe Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, është anuluar në momentin e fundit. Pas takimit të Këshillit të Stabilizim-Asociimit ndërmjet BE’së dhe Kosovës, nuk u mbajt asnjë konferencë e planifikuar e mediave BE-Kosovë, raporton “b92”, transmeton Periskopi. Arsyeja zyrtare për anulimin nuk është shpallur dhe […]
Pas takimit të Këshillit të Stabilizim-Asociimit ndërmjet BE’së dhe Kosovës, nuk u mbajt asnjë konferencë e planifikuar e mediave BE-Kosovë, raporton “b92”, transmeton Periskopi.
Arsyeja zyrtare për anulimin nuk është shpallur dhe në burimet diplomatike të BE’së “çështja e rendit të ditës” është arsyeja për anulimin e deklaratave të përbashkëta të Mogerinit dhe Haradinajt.
Përndryshe, Haradinaj është vizita e parë zyrtare në Bruksel që kur ishte në atë pozitë.
Përveç pjesëmarrjes në seancën e Këshillit të MSA’së BE-Kosovë, ai u takua në mënyrë bilaterale me Përfaqësuesin e Lartë Federico Mogerini, dhe më pas me komisionerin për negociatat e zgjerimit, Johannes Hahn./Periskopi/












