Mbi 350 milionë euro u inkasuan nga ATK-ja, kaq pritet të bëhen këtë vit

Mbi 350 milionë euro u inkasuan nga ATK-ja, kaq pritet të bëhen këtë vit

Njëra ndër dikasteret qeveritare më të rëndësishme në Kosovë pa dyshim që është ajo e Financave, ku me manaxhimin e mirë shteti shënon rritje ekonomikisht. Sa i përket, Administratës Tatimore  prej një periudhe disa mujshe është cilësuar e sukseshme nga të hyrat tatimore të saj. Në një prononcim për ‘Indeksonline’, zëdhënsja e ATK-së, Valentina Bytyqi […]

Në një prononcim për ‘Indeksonline’, zëdhënsja e ATK-së, Valentina Bytyqi ka treguar të hyrat e  ATK-së prej periudhës Janar deri Tetor të këtij viti. Sipas saj, kanë shënuar rritje dukshëm më shumë se sa në vitin e kaluar.

“ATK po vazhdon në një trend të vazhdueshëm pozitiv në rritjen e të hyrave tatimore, si rrjedhojë kemi pasur rritje prej 4.4 % më shumë për periudhën Janar-Tetor 2017, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2016”, është shprehur ajo.

Megjithatë, Bytyqi tregon se nga kjo periudhë nga të hyrat  ATK-ja ka inkasuar mbi 350 milionë euro.

E, kjo ka bërë të veçoi se është dukshëm më shumë se sa në vitin e kaluar.

“Për këtë periudhë ATK ka inkasuar 351 milion euro, ose 14.7 milion euro më shumë se e njëjta periudhë e vitit paraprak”, ka thënë Bytyqi.

Më tej, zëdhënsja e ATK-së ka bërë të ditur edhe planin  e tyre që kanë për të hyrat tatimore.

Ajo thotë se plani i ATK për këtë vit është 423 milion euro.

Sipas saj, kjo ngritje është si rezultat i planifikimi të mirëfillt, rritjes së bashkëpunimit me agjencionet tjera, menaxhimit dhe punës ekipore të stafit të ATK-së i cili ka aplikuar një qasje profesionale me integritet të lartë ndaj tatimpaguesve.

Por, gjithsesi,  duke informuar tatimpaguesit për obligimet e tyre tatimore, duke udhëzuar ata për zgjidhjen e problemeve, dukë bërë vizita edukative dhe aktivitete të tjera të përcaktuara nga dokumentet strategjike të ATK-së, siç është Plani për Trajtim të Rreziqeve, Planet Operative, e të tjera.

Në fund, ATK konsideron se është në rrugë të duhur që të punojë  shumë në ndërtimin e një sistemi të mirëfilltë të mbledhjes së tatimeve dhe se rezultatet do të jenë akoma më të mira në numra viteve të ardhshme.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?