Lumezi do të propozohet sërish për kryesues të Komisionit për Jurisprudencë

Lumezi do të propozohet sërish për kryesues të Komisionit për Jurisprudencë

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka paralajmëruar se të premten do t’i riprezantojë në mbledhjen e Qeverisë propozimet për anëtarë të Komisionit për Jurisprudencë, që të procedohen tutje në Kuvend. Tahiri ka paralajmëruar ndryshime në përbërjen e Komisionit Aleksandër Lumezi do të propozohet sërish të jetë kryesues i Komisionit për Provim të Jurisprudencës, nga ana […]

Aleksandër Lumezi do të propozohet sërish të jetë kryesues i Komisionit për Provim të Jurisprudencës, nga ana e Ministrisë së Drejtësisë.

Lista e propozimeve për anëtarë të këtij Komisioni ishte pezulluar javën e kaluar, pasi ishte proceduar në Kuvend, për shkak të hetimeve që u zhvilluan rreth dosjes së Lumezit.

Por, një ditë pasi Prokuroria e Shtetit hodhi poshtë pretendimet për manipulim në provimin e judikaturës të Kryeprokurorit, i pari i drejtësisë në Qeverinë “Haradinaj”, Abelard Tahiri bën të ditur se në mbledhjen e së premtes të ekzekutivit do ta paraqesë sërish për procedim në Kuvend listën e anëtarëve të Komisionit për Jurisprudencë.

“Tash procedura do të shkojë nga fillimi, pasi ata janë tërhequr”, ka sqaruar Tahiri.

“Propozimet për Komision të Jurisprudencës do t’i prezantojë këtë të premte në mbledhje të Qeverisë”, ka treguar ministri i Drejtësisë.

Ai ka bërë të ditur se përbërja mund të ketë ndryshime të anëtarëve, porse ende nuk e ka vendosur përfundimisht një gjë të tillë.

“Kam përshtypjen se do t’i ndryshoj dy emra të tjerë, ende nuk e kam vendosur, mirëpo kryesuesi nuk do të ndryshojë. Emri i kryeprokurorit Lumezi do të mbetet për kryesues të Komisionit”, ka thënë për Express ministri Tahiri.

Ndryshe, javën që shkoi Komisioni parlamentar për Legjislacion ishte mbledhur për të shqyrtuar emrat që ishin proceduar nga Qeveria e Kosovës për Komisionin e provimit të Jurisprudencës, por kjo pikë ishte hequr nga rendi i ditës.

Kjo pasi ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, kishte kërkuar tërheqjen e vendimit të Qeverisë së Kosovës për emërimin e anëtarëve të Komisionit për provimin e Jurisprudencës, deri në përfundimin e hetimeve të dosjes së Kryeprokurorit Lumezi që parashihej të kryesonte Komisionin për Jurisprudencë.

Nga ana tjetër, të martën, Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se ka përfunduar hetimi për dyshimet e ngritura për dosjen e provimit të jurisprudencës së Kryeprokurorit Aleksandër Lumezi.

Hetimi i kryer nga Prokuroria Themelore e Prishtinës ka pasur me publikimin e dëshmive të plota të cilat hedhin poshtë çdo pretendim të ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese, të bëra në ditën kur u dënua për korrupsion sa ishte rektor i UP-së, se Lumezi e ka dosjen të manipuluar.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?