Lista Serbe fiton më së shumti komuna në Kosovë – Kush do t’i qeverisë 38 komunat

Lista Serbe fiton më së shumti komuna në Kosovë – Kush do t’i qeverisë 38 komunat

Një garë jashtëzakonisht e ngushtë ka shkuar në zgjedhjet e balotazhit është zhvilluar mes kandidatit të Listës Serbe dhe atij të Iniciativës Qytetare në Kllokot, por në fund ka fituar për 10 vota, kandidati i Listës Serbe. Lista Serbe fitoi edhe në rivotimin për kryetar komune në Partesh, dhe kësisoj ka arritur që të mbajë […]

Lista Serbe fitoi edhe në rivotimin për kryetar komune në Partesh, dhe kësisoj ka arritur që të mbajë pushtetin në të 10 komuna serbe.

Në rundin e parë ajo fitoi 8 komuna, përfshirë dhe dy komuna të tjera në raundin e dytë të zgjedhjeve, Parteshin dhe Kllokotin.

Pas Listës serbe radhitet LDK-ja me gjithsej 8 komuna, pastaj partia AAK-ja udhëheq me 7 komuna, derisa PDK-ja ka pushtetin vetëm në 5 komuna të vogla, ndërsa Nisma dhe AKR-ja udhëheqin vetëm me nga një komunë.

Lista serbe, në raundin e parë ka fituar pa balotazh Leposaviqin, Novobërdën, Shtërpcën, Zubin Potokun, Zveçanin, Graçanicën, Ranillugun, Mitrovicen e Veriut, ndërkohë që në Kllokot dhe Partesh ka fituar në balotazh.

Ndërkohë, LDK-ja ka fituar në tetë komuna. Në raundin e dytë ka fituar në Gjilan, Podujevë, Vushtrri e Istog. Në raundin e parë, LDK-ja kishte fituar në Lipjan, Fushë Kosovë, Viti e Pejë.

PDK-ja, ndërkaq, ka fituar pesë komuna. Në raundin e parë, Partia e Kadri Veselit kishte fituar vetëm një komunë, Drenasin. Kurse, në raundin e dytë, ka fituar në Dragash, Ferizaj, Kaçanik e Shtime.

Levizja Vetëvendosje nuk kishte fituar asnjë komunë në raundin e parë derisa tash ka tri komuna. Udhëheq Kamenicën, Prizrenin dhe ka gjasa ta marrë edhe Prishtinën.

Partia fituese e zgjedhjeve është AAK-ja, e cila aktualisht udhëheq në shtatë komuna. Pa balotazh pati fituar në Deçan e Junik derisa në raundin e dytë ka fituar në Obiliq, Suharekë, Klinë, Gjakovë e Rahovec.

Partia e Fatmir Limajt e ka mbajtur Malishevën. Në raundin e dytë kishte shkuar me PDK-në derisa sot u rikonfirmua Ragip Begaj kryetar edhe për një mandat.

Sidoqoftë, AKR-ja e Behgjet Pacollit arriti të mbajë një komunën nën pushtetin e saj. Edhe katër vitet e ardhshme do të jetë Agim Bahtiri, i cili fitoi përballë Valdete Idrizit të PDK-së.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?