Limaj pritet të lirohet pas skandaleve në EULEX

Limaj pritet të lirohet pas skandaleve në EULEX

U deshën më shumë se shtatë vite që trupi gjykues të vërtetojë atë që pala mbrojtëse në rastin e Fatmir Limajt, e thoshte në çdo seancë. Të pretenduara si mesazhe telefonike në mes të Endrit Shalës -këshilltar politik i Fatmir Limajt dhe biznesmenit Florim Zuka, për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe krim të organizuar, ato […]

Të pretenduara si mesazhe telefonike në mes të Endrit Shalës -këshilltar politik i Fatmir Limajt dhe biznesmenit Florim Zuka, për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe krim të organizuar, ato janë hedhur poshtë si provë.

Kjo ngase është vërtetuar se SMS-at janë të falsifikuara.

Kësisoj Gjykata e ka pranuar si provë materiale ekspertizën e “Cyber-Forensik”, përkatësisht të ekspertit Francisco Manuel dos Ramos Nunes, që ka gjetur se mesazhet të cilat janë pretenduar të jenë shkëmbyer mes Shalës dhe Zukës, janë falsifikuar.

Kjo ekspertizë që është bërë me kërkesë nga mbrojtja e Shalës, konstaton se SMS-at ndërmjet Shalës dhe biznesmenit janë të falsifikuar nga një platformë specifike në fushën e komunikimeve, por nuk është gjetur nëse këto falsifikime janë bërë nga Posta dhe Telekomi i Kosovës ose ndonjë platformë tjetër.

Njëri prej avokatëve të parë të Fatmir Limajt në këtë proces, Tomë Gashi ka thënë se këta SMS pala mbrojtëse i pati kontestuar që në fillim, duke shpjeguar edhe pse.
Ndërsa ka thënë se tashmë të gjitha rrugët shpijnë në një vendim lirues për Limajn
Në këto mesazhe është pretenduar Shala dhe Zuka flasin për kurdisje të tenderëve të shumtë në Ministrinë e Transportit.

Zuka si pronar i kompanisë “Tali” dhe Shala si këshilltarë i Limajt.

Besoheshin se këto biseda janë bërë në janar të vitit 2009, disa muaj para bastisjes së MTPT-së dhe për këto mesazhe ishte pyetur edhe Limaj.

Të enjtën, Limaj ka hequr dorë nga dëshmitari që ishte planifikuar të dëshmojë në këtë rast.

jo, sipas tij, për shkak të deklarimeve të ish gjyqtarit të EULEX-it, Malcom Simons, i cili tha se ky mision është politik dhe se kishte për qëllim shkatërrimin e figurave të UÇK-së përfshirë edhe Limajn.

Ky i fundit kërkoi që të thirret si dëshmitar Simons.

Por një gjë e tillë u refuzua nga Gjykata.

Vendimi final për rastin Limaj pritet të merret me 24 nëntor./Tribuna

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?