Lekaj: Autostrada Prishtinë-Shkup përfundon vitin e ardhshëm

Lekaj: Autostrada Prishtinë-Shkup përfundon vitin e ardhshëm

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, priti sot ambasadorin e Maqedonisë në vendin tonë, Ilija Strasevski, me të cilin zhvilloi një bisedë miqësore e të përzemërt lidhur me çështjet që u përkasin të dy vendeve, në radhë të parë për fushat që janë kompetencë e Ministrisë së Infrastrukturës. Ministri Lekaj tha se autostrada, e cila lidh […]

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, priti sot ambasadorin e Maqedonisë në vendin tonë, Ilija Strasevski, me të cilin zhvilloi një bisedë miqësore e të përzemërt lidhur me çështjet që u përkasin të dy vendeve, në radhë të parë për fushat që janë kompetencë e Ministrisë së Infrastrukturës.

Ministri Lekaj tha se autostrada, e cila lidh Prishtinën me Shkupin, do të përfundojë në vitin 2018.

“Besoj se do t’ia dalim t’i riaktivizojmë hekurudhat me ndihmën e financimit nga BERZH-i. Këto do të kenë impakte pozitive për qytetarët e dy të vendeve, si në planin e lëvizjes së lirë, po ashtu edhe në transportin e mallrave, që do të ndikojë drejtpërsëdrejti në zhvillimin ekonomik të të dy vendeve”, tha ai.

Ndërkaq, ambasadori i Maqedonisë, Ilija Strashevski tha se Kosova dhe Maqedonia, si dy shtete fqinj, kanë pasur marrëdhënie të mira dhe se synim i përbashkët është integrimi në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

“Sa i përket rrugës së pjesës së Maqedonisë,  ne kemi mbetur që të ndërtojmë rrugën nga kufiri, pra nga Hanit i Elezit deri në unazën e Shkupit, që lidhet me qendrën e Shkupit, që ka gjithsej 13 km. Për momentin, për këtë pjesë është duke u punuar në pjesën e studimit të fizibilitetit, por do të ishte mirë që edhe linjat hekurudhore Kosovë-Maqedoni të përmirësohen, sepse do të ndikojnë në lehtësimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe transportit të mallrave, ku ne presim të nënshkruajmë marrëveshje bashkëpunimi në këtë drejtim”, tha ai.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?