Le Monde: Eulex – mision që njihet për skandale

Le Monde: Eulex – mision që njihet për skandale

Dorëheqja e Malcolm Simmons është skandali i dytë më i madh me të cilin po përballet misioni evropian në Kosovë (EULEX) që nga vitit 2008 – transmeton Periskopi. E përditshmja franceze, Le Monde ka publikuar një artikull, në të cilin shkruan se si misioni evropian (EULEX), i cili në Kosovë është përgjegjës për mbikëqyrjen e […]

E përditshmja franceze, Le Monde ka publikuar një artikull, në të cilin shkruan se si misioni evropian (EULEX), i cili në Kosovë është përgjegjës për mbikëqyrjen e fushës së drejtësisë dhe trajtimin e rasteve më të ndjeshme të korrupsionit dhe krimeve të luftës, ishte goditur më 2014 nga akuzat e prokurores britanike, Maria Bamieh, e cila i kishte akuzuar kolegët e saj për marrje të ryshfetit për pengimin e hetimeve në raste të ndryshme. Si pasojë e tyre ajo ishte shkarkuar.

Bashkimi Evropian kishte caktuar një ekspert francez, i cili kishte pranuar se rasti ishte trajtuar në mënyrë të mjerueshme. Por, ai s’kishte mundur të hedhë poshtë akuzat. Kështu, rasti ishte mbyllur më 2016, në mungesë të provave, shkruan Periskopi.

E pyetur nga Le Monde, zëdhënësja e trupës evropiane për Marrëdhënie me Jashtë ka hedhur poshtë akuzat e Simmons, duke insistuar se hetimi do të hapet në pranverë, në përputhje me Kodin e Sjelljes dhe Disiplinës.

Rasti i ishte caktuar një ish gjykatësi në Gjykatën Europiane të Drejtësisë – Aindrias O Caoimh. “Ai i ka kërkuar z. Simmons të ofrojë krejt dëshmitë që posedon, por për fat të keq ai ka refuzuar ta bëjë këtë gjë”, thotë zëdhënësja.

Ky rast i ri tregon për atmosferën e zymtë që mbizotëron mes gjyqtarëve në Eulex. Në Bruksel, besohet se Simmons i ka bërë këto akuza pas ankesave kundër tij të formuluara nga dy kolegë të tij, të cilat do të rezultonin në një thirrje para Komisionit të Disiplinës në EULEX.

Simmons refuzon të japë këtë dokumentacion për shkak të pavarësisë së hetimit, ndërsa gjetjet e tij pritet t’i ofrohen eprorëve të tij, dhe jo Federica Mogherini, përfaqësuese e lartë e BE-së për marrëdhënie me jashtë.

Trupa europiane akuzohet edhe se ka mbyllur njërin sy në rastet më të ndjeshme të korrupsionit, në emër të stabilitetit të një shteti akoma fragjil. Kjo ka prekur nivele aq të larta, sa 800 të punësuarit aty që marrin paga të majme duket sikur kanë adoptuar praktikat lokale, në vend se t’i luftonin ato.

“Nuk mund të kemi një mision që një ditë këshillon Ministrin e Drejtësisë, ndërsa të nesërmen një prokuror i tij e ndalë atë ministër”, pati thënë më 2015 Andrea Lorenzo Capussela, një ish i punësuar i këtij misioni në Kosovë.

Por më 2014 pushteti i këtij misioni qe reduktuar. Që atëherë është limituar në mbështetjen e gjyqtarëve kosovarë dhe në trajtimin e një grusht rastesh, kryesisht ato më të ndjeshmet. Sipas raporteve më të fundit, gjyqtarët e Eulex kanë dhënë 620 verdikte që nga viti 2008. Por asnjë lider politik me peshë në Kosovë nuk është dënuar për korrupsion./Periskopi

 

 

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?