Ky është vendimi i Vetëvendosjes për Ferizajn, tregojnë nëse do ta mbështesin ndonjërin nga kandidatët

Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Ferizaj ka marrë vendim që të ketë qëndrim neutral ndaj dy kandidatëve për kryetar që janë tanimë në balotazh më 19 nëntor – Muharrem Sfarqa nga LDK dhe Agim Aliu nga PDK, shkruan Periskopi. Për një njoftimi për media, thuhet se VV do të jetë një opozitë konstruktive nga zëri […]
Për një njoftimi për media, thuhet se VV do të jetë një opozitë konstruktive nga zëri i qytetarëve në mbrojtje të interesit publik.
“Lëvizja VETËVENDOSJE! – Qendra Ferizaj njofton anëtarësinë dhe qytetarët e Ferizajt, se pas analizës së gjatë të gjendjes politike në strukturat udhëheqëse, si në nivel lokal dhe po ashtu në atë qendror; se ka vendosur të ketë qëndrim neutral ndaj dy kandidatëve për kryetar që janë tanimë në balotazh më 19 nëntor. Parimet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në çdo nivel janë që të qëndrojë në shërbim të së mirës së përgjithshme dhe qytetarit. Lëvizja VETËVENDOSJE! nga zgjedhjet lokale të 22 tetorit doli edhe më e fuqishme, duke u rritur si për nga vota fizike, ashtu edhe në përfaqësim në asamblenë komunale. Lëvizjes VETËVENDOSJE! do të jetë një opozitë konstruktive dhe zëri i qytetarëve, në mbrojtje të interesit publik dhe qytetar. Me këtë rast dëshirojmë t’i falenderojmë të gjithë votuesit të cilët kanë përqafuar programin dhe alternativën e Lëvizjes VETËVENDOSJE!”, thuhet tutje në njoftim./Periskopi












