KQZ tregon numrin e qytetarëve që dolën të votojnë deri në orën 11:00

Zyrtari për informim nga KQZ, Valmir Elezi në një konferencë për media ka treguar për numrin e votuesve deri më tani nëpër komunat e Kosovës ku po zhvillohet balotazhi. Ai thotë se deri në orën 11:00 kanë votuar 89 mijë e 472 qytetarë, apo 6.90 % të votuesve. “Në bazë të dhënave në mënyrë […]
Zyrtari për informim nga KQZ, Valmir Elezi në një konferencë për media ka treguar për numrin e votuesve deri më tani nëpër komunat e Kosovës ku po zhvillohet balotazhi.
Ai thotë se deri në orën 11:00 kanë votuar 89 mijë e 472 qytetarë, apo 6.90 % të votuesve.
“Në bazë të dhënave në mënyrë elektronike nga 96% e vendvotimeve të 19 komunave dhe të komunës së Parteshit, votues janë gjithsejtë 1 milionë e 353 mijë e 680, deri orën 11:00 kanë votuar 89 e mijë 472 votues apo 6,90% e votueseve”.
“Në raundin e parë deri në këtë kohë më 22 tetor patën votuar rreth mbi 118 mijë apo 8,7 %. Deri në këtë kohë procesi zgjedhor është duke vijuar normalisht”.
Sipas KQZ, procesi zgjedhor është duke vijuar normalisht./Periskopi/












