KQZ numëron 100% të votave në Prizren, Vetëvendosje fituese (Foto)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar 100 për qind të votave në Komunën e Prizrenit. Sipas këtij rezultati të publikuar në faqen zyrtare të KQZ-së, që është preliminar, fitues është Mytaher Haskuka me një rezultat të ngushtë ndaj kandidatit të PDK-së, Shaqir Totaj, shkruan Periskopi. Haskuka ka fituar me rezultat prej 50.32 për qind të […]
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar 100 për qind të votave në Komunën e Prizrenit.
Sipas këtij rezultati të publikuar në faqen zyrtare të KQZ-së, që është preliminar, fitues është Mytaher Haskuka me një rezultat të ngushtë ndaj kandidatit të PDK-së, Shaqir Totaj, shkruan Periskopi.
Haskuka ka fituar me rezultat prej 50.32 për qind të votave, ndërsa Shaqir Totaj 49.68 për qind të votave.
Në Prizren, krah Haskukës, për të festuar ishte edhe deputeti dhe themeluesi i VV-së, Albin Kurti.













