KQZ: Në zgjedhje votuan 38,10% e qytetarëve

KQZ: Në zgjedhje votuan 38,10% e qytetarëve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) gjatë ditës së djeshme për rundin e dytë të zgjedhjeve lokale tha se në 19 prej komunave të Kosovës 38,10% të qytetarëve e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar, për dallim nga rundi i parë i zgjedhjeve lokale ku kishin votuar 43,70% e qytetarëve, shkruan sot Gazeta “Zëri”. […]

Pavarësisht kësaj, KQZ-ja njoftoi edhe për zgjedhje të qeta dhe të suksesshme pa ndonjë incident që do dëmtonte integritetin e zgjedhjeve.

Gjithashtu KQZ-ja pas përfundimit të rundit të dytë të zgjedhjeve u shpreh e kënaqur me organizimin e zgjedhjeve dhe mbarëvajtjen e tyre gjatë tërë ditës, duke potencuar se nuk ka pasur raportime për ndonjë parregullsi gjatë ditës që vlen të përmendet.

Valdete Daka, kryetare e KQZ-së, ka thënë se procesi i rundit të dytë të zgjedhjeve është zhvilluar në mënyrë të qetë dhe të mirë.
“Jemi të kënaqur sepse procesi ka kaluar qetë dhe pa ndonjë raportim që do të dëmtonte integritetin e këtyre zgjedhjeve”, ka thënë Valdete Daka, kryetare e këtij Komisioni.
Engel: SHBA-ja është gjithmonë këtu për KosovënKongresisti amerikan, Eliot Engel, në një vizitë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve shprehu kënaqësinë e tij që shteti i Kosovës është duke organizuar zgjedhje të lira e demokratike dhe shprehu mbështetjen e SHBA-së dhe të tij veçanërisht kundrejt Kosovës.

“Ishte koha kur njerëzit më thanë se pavarësia e Kosovës ndoshta nuk do të ndodhë dhe unë u thashë se do të ndodhë me kohë dhe një ditë të gjithë ne do të jemi në një Kosovë të lirë dhe të pavarur. Ja, ku jemi në Kosovën e lirë e të pavarur dhe zgjedhje të lira demokratike e duke parë këtë se sa njerëzit kujdesen për demokracinë dhe kjo më bën mua shumë special. Siç e dini SHBA-ja është mbështetësi i madh i Kosovës dhe unë do të bëj çdo gjë është në fuqinë time për të siguruar se të dyja vendet janë duke punuar së bashku dhe për të ndërtuar demokracinë së bashku”, ka thënë ai

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?