Komuna e Prishtinës ua ndaloi, sot në ditën e zgjedhjeve nisin ndërtime në lagjen ‘Emshir’ (Foto/Video)

Sot po mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve në 19 komuna të Kosovës. Ndër to është edhe kryeqyteti, për të cilin garojnë Shpend Ahmeti nga VV dhe Arban Abrashi nga LDK. Në orët e para të mëngjesit është parë se si në lagjen ‘Emshir’ kanë nisur disa punime, ani pse ato ishin ndaluar ditë […]
Sot po mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve në 19 komuna të Kosovës.
Ndër to është edhe kryeqyteti, për të cilin garojnë Shpend Ahmeti nga VV dhe Arban Abrashi nga LDK.
Në orët e para të mëngjesit është parë se si në lagjen ‘Emshir’ kanë nisur disa punime, ani pse ato ishin ndaluar ditë më parë nga Komuna e Prishtinës.
Një banor i kësaj lagjeje, për Periskopin ka dërguar fotografi dhe video, dhe po i njejti ka pohuar se ditë më parë punimet aty ishin ndaluar.














