Klinika në Prishtinë i shmangej tatimit, punonte me kesh

Klinika në Prishtinë i shmangej tatimit, punonte me kesh

Departamenti i Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës, në bashkëpunim me Policinë e Krimeve Ekonomike dhe në asistim të Inspektoriatit Farmaceutik të Ministrisë së Shëndetësisë, me datë 17  Nëntor 2017, ka zhvilluar një kontroll (bastisje) tek një Klinikë në Prishtinë, ku sipas informacioneve fillestare është dyshuar se kemi të bëjmë me shmangie tatimore (deklarime të rrejshme). Administrata […]

Administrata Tatimore e Kosovës njofton se ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me prokurorin kujdestar dhe të gjitha veprimet ligjore janë ndërmarrë sipas udhëzimeve të prokurorit kujdestar.

“Në vendngjarje gjatë kontrollimit të lokacionit janë gjetur para të gatshme (cash), para të cilat nuk janë përputhur me deklarimet që janë bërë për ATK-në. Pra, deklarimet kanë qenë shumë më të vogla se sa paraja e gjetur në lokacion”, thuhet në një komunikatë të ATK-së.

Nga hetuesit tatimorë janë sekuestruar, para të gatshme, dy laptop, fletore personale me shënime të pagesave nga klientët, 6 telefona dhe një pasaportë, si dhe shumë dokumentacione të tjera që do të përdoren në procedura të mëtutjeshme.

“Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar nga hetuesit tatimorë dhe policët e krimeve ekonomike, është hasur në barna pa prejardhje, ku pastaj është ftuar në asistencë edhe Inspektoriati Farmaceutik i Ministrisë së Shëndetësisë, të cilët pas verifikimit të barnave kanë konstatuar se këto janë barna Hormane me origjinë të prejardhjes ose futjes në treg të panjohura”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu thuhet se ka pasur edhe produkte mejkësore me Banderola të Kosovës, barna me afat së skaduara dhe pala e inspektuar nuk e ka dëshmuar origjinën e tyre.

Gjithashtu në tavolinën e punës Inspektoriati Farmaceutik ka hasur në dokumentacionin shëndetësor ku është vërejtur se janë trajtuar pacient për IVF (In Vitro Fertilisation), si dhe është hasur në disa epruveta likide ngjyrë vjollce, ku këto janë sekuestruar si prova materiale dhe për analizë të mëtutjeshme.

Shuma e parave të sekuestrua dhe të gjitha dëshmitë tjera të sekuestruara do të mbahen deri me një vendim të Prokurorisë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?