Këto janë marrëveshjet e LVV-së për rundin e dytë të zgjedhjeve

Këto janë marrëveshjet e LVV-së për rundin e dytë të zgjedhjeve

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur marrëveshjet e arritura me partitë e tjera, për të garuar në rundin e dytë të zgjedhjeve. Lideri i kësaj partie, Visar Ymeri, ka thënë se LVV-ja ka arritur marrëveshje në ato komuna ku kanë përputhje te programeve. “Duam që përfundimisht ta qartësojmë punën e LVV-së me subjektet e tjera, […]

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur marrëveshjet e arritura me partitë e tjera, për të garuar në rundin e dytë të zgjedhjeve.

Lideri i kësaj partie, Visar Ymeri, ka thënë se LVV-ja ka arritur marrëveshje në ato komuna ku kanë përputhje te programeve.

“Duam që përfundimisht ta qartësojmë punën e LVV-së me subjektet e tjera, aty ku kemi bashkëpunim”, ka thënë Ymeri, duke bërë të ditur se marrëveshjet e arritura janë bërë meqë ka pasur hapësire për zbatim të programit.

“Në komunën e Prishtinës e kemi marrëveshjen me AKR-në, me të cilën kemi arritur dakordancë programore”, tha ai.

Po ashtu, theksoi se ky subjekt ka marrëveshje me Nismën në Prizren.

Kurse, në këtë komunë, Ymeri tha se edhe Hatim Baxhaku i LDK-së e mbështet kandidatin e tyre, porse nuk ka marrëveshje.

“Në Dardanë kemi marrëveshje me AAK-në, me të cilën jemi dakorduar për pika programore. Në Kaçanik kemi mbështetjen si nga LDK-ja, ashtu edhe nga AAK-ja por s’kemi marrëveshje formale tashmë”, shtoi ai.

Ndërkaq, sa u përket komunave ku LVV nuk ka shkuar në balotazh, kryetari i këtij subjekti ka bërë të ditur se LVV-ja në Vushtrri do ta mbështesë LDK-në, në Shtime kandidatin e pavarur, në Mitrovicë AKR-në, në Klinë AAK-në, kurse në Gjakovë Alternativën.

Krejt në fund, Ymeri ka thënë se LVV ka qëndruar neutrale (nuk ka arritur marrëveshje) në komunën e Ferizajt, Istogut, Obiliqit e Malishevës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?