Këto janë fjalët e Frashër Krasniqit pas vendimit të Gjykatës

Këto janë fjalët e Frashër Krasniqit pas vendimit të Gjykatës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka shkruar në Facebook se Gjykata i dënoi me mbi 20 vite burg për rastin e montuar për terrorizëm, duke renditur të gjitha faktet që sipas tij, ata ishin të pafajshëm. Ai shkruan në Facebook: GJYKATA NA DËNOI ME MBI 20 VITE BURG PËR RASTIN E MONTUAR PËR TERRORIZËM Nuk mjaftoi […]

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka shkruar në Facebook se Gjykata i dënoi me mbi 20 vite burg për rastin e montuar për terrorizëm, duke renditur të gjitha faktet që sipas tij, ata ishin të pafajshëm.

Ai shkruan në Facebook:

GJYKATA NA DËNOI ME MBI 20 VITE BURG PËR RASTIN E MONTUAR PËR TERRORIZËM

Nuk mjaftoi fakti që ADN-të tona nuk u përputhën me gjurmët nga vendi i ngjarjes.

Nuk mjaftoi fakti që në pajisjet tona elektronike nuk u gjet as një gjë e vetme inkriminuese.

Nuk mjaftoi ekspertiza e FBI që tha se asnjëri prej nesh nuk mund të lidhet me sulmin në Kuvend.

Nuk mjaftuan deklaratat e dëshmitarëve që thanë se asnjërin prej nesh nuk mund ta identifikojnë si pjesëmarrës apo të përfshirë në këtë rast.

Nuk mjaftuan deklaratat e dëshmitarëve që treguan se Policia u ka shtuar deklarata pa dijeninë e tyre.

Nuk mjaftoi përgjigjja e GOOGLE që ishte tërërisht shfajësuese për ne.

Nuk mjaftuan alibitë tona të pakontestueshme mbi vendndodhjet tona në kohën kur ishte kryer sulmi në Kuvend.

Nuk mjaftoi terrorizimi që na e bënë për një vit e gjysëm. Nuk mjaftoi vdekja e Astritit që po mbahej padrejtësisht në burg.

Pikërisht kështu po duan të na e fusin frikën në palcë, sepse e dinë se ku po e qojnë Kosovën. Po duan t’ju thonë qytetarëve se “shiheni çka ju bëjmë njerëzve të pafajshëm, e lëre më juve nëse guxoni të ngritni zë kundër nesh”. Dhe jo rastësisht, gjykatësi Beqir Kalludra me ngulm insistonte që ky proces të kryhet para balotazhit. Dy ditë para zgjedhjeve.

Por kështu kishte provua edhe Serbia që ta frikësonte popullin tonë. Por rezultatet i dijmë. Çdo proces gjyqësor kundër “irridentistëve” shqiptarë, zgjonte më shumë vetëdijen gjithëpopullore dhe organizonte më shumë popullin tonë.

E për këto gjykime të padrejta, herët a vonë, kriminelët që i porositën e montuan do të mbajnë përgjegjësi. Para ligjit e para historisë.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?