KEDS vendos dy trafo të reja në Mleqan të Malishevës

KEDS vendos dy trafo të reja në Mleqan të Malishevës

Banorëve të fshatit Mleqan të Malishevës, të cilët kryesisht merren me ndërtimtari, KEDS ua ka lehtësuar shumë punët pas investimeve të fundit që kanë bërë në këto anë. Lagjet Shabanaj, Sejdiaj dhe Selmanaj, kanë ndjerë dukshëm këto investime. Gjithsej janë 108 familje në fshat që do të përvetësojnë nga këto investime. Përveç banorëve, edhe kryetari […]

Banorëve të fshatit Mleqan të Malishevës, të cilët kryesisht merren me ndërtimtari, KEDS ua ka lehtësuar shumë punët pas investimeve të fundit që kanë bërë në këto anë.

Lagjet Shabanaj, Sejdiaj dhe Selmanaj, kanë ndjerë dukshëm këto investime. Gjithsej janë 108 familje në fshat që do të përvetësojnë nga këto investime.

Përveç banorëve, edhe kryetari i fshatit, Ismet Kryeziu, shprehet mjaft i kënaqur me punën e KEDS-it.

“Si fshat, jemi të kënaqur me punën e KEDS-it që është bërë deri këtu. Kompania ka vendosur dy trafo të reja dhe janë larguar kabllot e vjetra dhe  shtyllat që kanë qenë që nga  viti 1970. Me këtë, është larguar edhe rreziku që ka qenë gjithmonë i pranueshëm. Por ne kemi nevojë edhe për shtimin e kapaciteteve të reja energjetike, me shtimin e popullsisë në fshat, për këtë jemi në bisedime me zyrtarët e KEDS-it”,  ka thënë ai.

Gjatë implementimit të këtij projekti, KEDS në fshat ka vendosur dy trafo të reja, njëra me kapacitet prej 400kVA dhe tjetra me kapacitet prej 250kVA.  Gjithashtu janë vendosur 79 shtylla të tensionit të mesëm  dhe 16 të tjera të tensionit të ulët. Për këtë projekt është bërë edhe shpërndarja e 3,2 km e rrjetit të tensionit të ulët dhe  1,2 km të rrjetit të tensionit të mesëm.

Edhe Fikret Kryeziu, banor i fshatit po gëzon këto investime dhe falënderon KEDS-in për rrezikun e larguar.

“Telat kanë qenë  barabar me murin dhe jena tutë mos po ndodh diçka e keqe. Rreziku tash na është largu dhe tensioni i rrymës është stabilizuar”, ka thënë Kryeziu.

KEDS do të vazhdojë të shtrijë investimet në të gjithë territorin e Kosovës, duke u dhënë përparësi vendbanimeve që janë në gjendje më të rëndë energjetike.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?