Kadri Veselin nuk e do Mitrovica, Agim Bahtiri prapë kryetar

Prejse Kadri Veseli ka ardhur në krye të PDK-së, partia që ai udhëheq nuk po mundet të fitojë në Mitrovicë. Në qytetin e tij të lindjes. Sipas rezultateve të sondazhit të Gani Bobit, edhe këto zgjedhje, fitues ka dalë kandidati aktual i AKR-së për Mitrovicë, Agim Bahtiri, duke e mundur kandidaten e PDK-së, Valdete Idrizi, […]
Prejse Kadri Veseli ka ardhur në krye të PDK-së, partia që ai udhëheq nuk po mundet të fitojë në Mitrovicë. Në qytetin e tij të lindjes.
Sipas rezultateve të sondazhit të Gani Bobit, edhe këto zgjedhje, fitues ka dalë kandidati aktual i AKR-së për Mitrovicë, Agim Bahtiri, duke e mundur kandidaten e PDK-së, Valdete Idrizi, shkruan Periskopi.
Veseli ka bërë shumë mund për një fitore të Idrizit atje, por në fund Bahtiri korri fitoren.
Bahtiri ishte ai që e theu pushtetin e PDK-së në Mitrovicë, duke shënuar fitore edhe në zgjedhjet komunale të vitit 2013.
Sipas rezultateve të shpallura në Klan Kosova në zgjedhjet e mbajtura sot, Agim Bahtiri ka marrë 52.1 për qind të votave, ndërsa Valdete Idrizi 47 për qind të votave. /Periskopi/












