Ja kur do të betohen kryetarët dhe asamblistët e rinj të komunave të Kosovës

Ja kur do të betohen kryetarët dhe asamblistët e rinj të komunave të Kosovës

Para dhjetë ditësh, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për kuvendet komunale, që u mbajtën më 22 tetor. Mirëpo, asamblistët e certifikuar nga KQZ nuk do të mund të nisin zyrtarisht punën derisa të përfundoj edhe raundi i dytë i zgjedhjeve për 19 komunat që nesër votojnë për kandidatët që […]

Mirëpo, asamblistët e certifikuar nga KQZ nuk do të mund të nisin zyrtarisht punën derisa të përfundoj edhe raundi i dytë i zgjedhjeve për 19 komunat që nesër votojnë për kandidatët që shkuan në balotazh.

Kështu thonë në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, sipas së cilës fillimi i punës së Kuvendeve komunale do të nis rreth pas një muaji.

MAPL në një përgjigje për Indeksonline ka thënë se bazuar në nenin 57 të  Ligjit për Vetëqeverisje Lokale me rastin e zgjedhjes, Kryetari i Komunës jep betimin ose deklaratën solemne para anëtarëve të Kuvendit të Komunës, e nga momenti i dhënies së betimit Kryetari i sapozgjedhur ushtron të gjitha funksionet dhe kompetencat sipas ligjit.

Sipas saj, mbledhjet inauguruese të kuvendeve të komunave mbahen brenda 15 ditëve nga data e certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve për anëtarët e kuvendeve të komunave.

“Andaj, duhet të pritet certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve për anëtarët e kuvendeve të komunave në mënyrë që të krijohen kushtet ligjore për dhënin  e betimit të Kryetarit dhe anëtarëve të kuvendeve të komunave, pastaj fillon ushtrimi i funksioneve dhe kompetencave të përcaktuar sipas ligjit”,  thuhet në përgjigjen e ministrisë.

Sipas kësaj përllogaritje i bie që asamblistët duhet të presin derisa KQZ  të certifikoj rezultatet për kandidatët që do të fitojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve, periudhë kjo e cila përfshirë rinumërimin e kutive dhe shqyrtimin e ankesave, mund të jetë një muaj.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?