Ish-Presidenti amerikan akuzohet për ngacmimin seksual të përkthyeses së tij

Ish-Presidenti amerikan akuzohet për ngacmimin seksual të përkthyeses së tij

Një përkthyese, të cilën BBC-ja është pajtuar të mos ia përmend emrin, pretendon se ish-Presidenti amerikan George Bush Senior, e ka prekur në një mënyrë të papërshtatshme në vitin 2004. Trupat spanjolle po tërhiqeshin nga Iraku – rrëfen ajo – dhe unë po përktheja në një takim në Spanjë. Bushi kishte ngulmuar që ajo të […]

Një përkthyese, të cilën BBC-ja është pajtuar të mos ia përmend emrin, pretendon se ish-Presidenti amerikan George Bush Senior, e ka prekur në një mënyrë të papërshtatshme në vitin 2004.

Trupat spanjolle po tërhiqeshin nga Iraku – rrëfen ajo – dhe unë po përktheja në një takim në Spanjë. Bushi kishte ngulmuar që ajo të dilte në foto me të, e që asaj i ishte dukur mjaft gjë e çuditshme. Dhe më pas ish-presidenti i kishte kapur të pasmet. Njëherë – thotë ajo – mendova mos e bëri pa qëllim. Por pastaj, Bushi e kishte bërë sërish.

Edhe të tjera gra e kanë akuzuar ish-Presidentin Bush. Roslyn Corrigan ka deklaruar se është ngacmuar nga ai në vitin 2003, kur ishte vetëm 16 vjeçare.

Të fundit
Të ngjashme