Haradinaj sqaron, ja pse u anulua konferenca e tij me Mogherinin

Haradinaj sqaron, ja pse u anulua konferenca e tij me Mogherinin

Kreu i qeverisë Ramush Haradinaj ka sqaruar edhe lajmet e djeshme se konferenca e paraparë të mbahej bashkë me shefen e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini, ka ndodhur si pasojë e lëshimit të takimit nga kjo e fundit, meqë ishte revoltuar me Haradinajn, pasi kishte kërkuar rol kyç të SHBA-ve në dialog. Haradinaj tha se […]

Haradinaj tha se arsyeja e mos mbajtjes së konferencës ka qenë zgjatja e takimeve, të cilat morën kohën e paraparë edhe për konferencë. Derisa, në të gjitha takimet, Haradinaj shtoi se ua ka bërë me dije zyrtarëve evropianë që SHBA duhet të ketë rol të rëndësishëm në procesin e dialogut.

“Ne në fund kemi lëshuar një deklaratë të përbashkët, të dakorduar, por nuk kemi pasur konferencë për shtyp. Arsyeja pse u vonuam në këto takime dhe disa prej temave u diskutuan në mënyrë përmbajtësore dhe morën me shumë kohë. Bindja ime dhe e Kosovës është se Kosova ka humbur shumë kohë në përmbylljen e çështjeve të hapura për Kosovën. Do të thotë fakti se kosovarët e lindur në vitin 1999 kanë votuar, ndërsa Kosova ende nuk është e definuar, e përmbyllur. Këto kanë qenë ato pikëpamjet e mia të vazhdueshme edhe kërkesa ime që dialogu të jetë BE-SHBA, që edhe roli i SHBA-s të jetë i rëndësishëm në këtë proces”, tha Haradinaj.

Shefi i ekzekutivit u shpreh se Kosova nuk mundet më të përshtatet pa kufij, pasi është shtet i pavarur, sovran dhe vetëm si të tillë do ta prezantojnë dhe përfaqësojnë.

Haradinaj u pyet edhe për deklaratat e ish-shefit të gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, se brenda këtij misioni ka korrupsion.

“Janë të dëmshme për cilëndo organizatë kur një pjesëtar i saj flet për situata të tillë në organizatë. Ajo që më habit mua është kur një gjyqtar parimor, nuk e thotë në kohë kur ndodh shkelja por e thotë pasi kanë kaluar gjitha ato kohëra, është disi e habitshme dhe e zbeh krejtësisht këtë situatë”, u shpreh ai.

Kryeministri Haradinaj theksoi se Kosova është serioze në perspektivën e saj evropiane dhe roli i SHBA-ve në çështjet e pambyllura është i pazëvendësueshëm. /

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?