Gjakova bëhet me kryetar të ri, del rezultati i sondazhit (Foto)

Gjakova bëhet me kryetar të ri, del rezultati i sondazhit (Foto)

Rezultatet e para për komunat që garonin në balotazhe, janë publikuar menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve në Klan Kosova. Në Gjakovë, sipas Insititutit Gani Bobi, fitues ka dalë kandidati i AAK-së, Ardian Gjini, i cili do ta qeverisë Gjakovën për 4 vitet e ardhme. Gjini ka marrë 58% të votave, sipas sondazhit. Ndërsa, Mimoza Kusari-Lila […]

Rezultatet e para për komunat që garonin në balotazhe, janë publikuar menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve në Klan Kosova.

Në Gjakovë, sipas Insititutit Gani Bobi, fitues ka dalë kandidati i AAK-së, Ardian Gjini, i cili do ta qeverisë Gjakovën për 4 vitet e ardhme.

Gjini ka marrë 58% të votave, sipas sondazhit.

Ndërsa, Mimoza Kusari-Lila nga Alternativa, ka marrë 42% të votave, të pamjaftueshme për të qenë edhe një herë kryetare e Gjakovës.

Kusari-Lila, edhe pse mori mbështetjen e Vetëvendosjes, nuk arriti që të fitojë mandatin e dytë. /Periskopi/

 

 

 

Të fundit
Të ngjashme