Flet Shpend Ahmeti, falënderon edhe votuesit e Arban Abrashit (Video)

Flet Shpend Ahmeti, falënderon edhe votuesit e Arban Abrashit (Video)

Shpend Ahmeti, i cili do të jetë kryetar i Prishtinës edhe për 4 vitet e ardhshme, ka folur për herë të parë pas shpalljes së rezultateve të Exit Polleve. Ahmeti në konferencën e mbajtur në VV, tha se edhe nga komisionerët ka marrë rezultate të njëjta sikur sondazhet e paraqitura në Klan Kosovë e RTK, […]

Shpend Ahmeti, i cili do të jetë kryetar i Prishtinës edhe për 4 vitet e ardhshme, ka folur për herë të parë pas shpalljes së rezultateve të Exit Polleve.

Ahmeti në konferencën e mbajtur në VV, tha se edhe nga komisionerët ka marrë rezultate të njëjta sikur sondazhet e paraqitura në Klan Kosovë e RTK, shkruan Periskopi.

Ahmeti, megjithatë me modesti tha se rezultati është optimist dhe falënderoi votuesit, që kanë votuar edhe për të edhe për kundërkandidatin, Arban Abrashi.

“Kemi fillu mi marrë rezultatet nga komisionerët. Kemi parë të njëjtat rezultate që janë publiku, njëri në Klan Kosova tjetri në RTK. Të dyja rezultatet neve na e japin një rezultat optimist. Shfrytëzojmë këtë rast që ta falënderojmë secilin qytetar që kanë votuar edhe për ne edhe për kandidatin. Nuk kemi asnjë vërejtje rreth rezultatit”, tha ai. /Periskopi/

Të fundit
Të ngjashme