Fatmir Limaj jep këtë deklaratë në gjykatë për artikullin e ‘Le Monde’ rreth EULEX-it

Fatmir Limaj jep këtë deklaratë në gjykatë për artikullin e ‘Le Monde’ rreth EULEX-it

  Në gjykimin e Fatmir Limajt dhe të tjerëve është folur për artikullin e “Le Monde” në lidhje me dyshimet për korrupsion në EULEX. Intervista e ish-kreut të gjyqtarëve të EULEX-it Malcolm Simmons, në të cilin ai përmend dyshime për korrupsion brenda Misionit Europian për Sundim të Ligjit është përmendur sot në gjykimin e Fatmir […]

Në gjykimin e Fatmir Limajt dhe të tjerëve është folur për artikullin e “Le Monde” në lidhje me dyshimet për korrupsion në EULEX.

Intervista e ish-kreut të gjyqtarëve të EULEX-it Malcolm Simmons, në të cilin ai përmend dyshime për korrupsion brenda Misionit Europian për Sundim të Ligjit është përmendur sot në gjykimin e Fatmir Limajt për krim të organizuar dhe shpërdorim detyre.

Sot parashihej të dëshmonte Skender Gashi, por Tahir Rrecaj, avokati i fatmir Limajt tha se mbrojtja ka hequr dorë nga ftesa e tij për të dëshmuar.

Pastaj, gjatë seancës, Fatmir Limaj e shpjegoi pse mbrojtja hoqi dorë nga dëshmia e Gashit, duke e lidhur këtë me artikullin në “Le Monde”.

Ajo që është me rëndësi për mua është që është përmendur specifikisht emri im dhe është thënë se ky është një mision politik që ka target zotin Limaj, tha Limaj në gjykatë.

“Unë zonja gjyqtare për 7 vjet gati tetë prej ditës së parë kam shpreh shqetësimin. Kjo për mua është shokante përfundimisht”, tha Limaj duke folur për artikullin në “Le Monde”.

Në artikullin e publikuar në “Le Monde”, ish-udhëheqësi i gjyqtarëve të EULEX-it Malcolm Simmons përmendi ehe Fatmir Limajn.

“Është një mision politik. Kushdo që e mendon të kundërtën është ose naiv ose i marrë. EULEX dëshironte të rrëzohej një pjesë e klasës politike kosovare, sikur Fatmir Limaj…”, thuhej në artikullin e publikuar në “ Le Monde”.

Në këtë proces gjyqësor Fatmir Limaj akuzohet për shpërdorim detyre dhe krim të organizuar lidhur me tenderët për mirëmbajtjen e rrugëve në Komunën e Gjilanit. Për të njëjtat vepra ngarkohen edhe Nexhat Krasniqi e Endrit Shala. Pjesë e gjykimit janë edhe Shpëtim Telaku e Florim Zuka.

Limaj këtë aktakuzë që nga EULEX-i quhet e konsoliduar pasi në të janë bashkuar rastet MTPT 1 dhe MTPT 2 më 30 tetor të vitit të kaluar e cilësoi të ngritur me urdhër politik./Kallxo.com

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?