Eksperti gjerman tregon se ku gaboi Europa kur e nisi dialogun Kosovë – Serbi

Që në fillim, ishte e qartë se në fund të dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës do të duhej të arrihej një lloj marrëveshje obligative për normalizimin e marrëdhënieve ndështetërore. Këtë e thotë analisti gjerman Bodo Veber, duke theksuar se ndonëse nuk dihen detajet e marrëveshjes, korniza është e qartë – të dyja palët duhet të […]
Këtë e thotë analisti gjerman Bodo Veber, duke theksuar se ndonëse nuk dihen detajet e marrëveshjes, korniza është e qartë – të dyja palët duhet të angazhohen të mos bllokojnë njëra-tjetrën në rrugën drejt BE’së, raporton “b92”, transmeton Periskopi.
“Duke pasur parasysh se Serbia është shumë më afër anëtarësimit në BE se sa Kosova, kjo do të thotë se Serbia do të duhet të angazhohet të mos bllokojë anëtarësimin e Kosovës në BE, i cili është skenari me të cilin Serbia do të hyjë në BE, si një anëtare e plotë, pra, nuk do të jetë në gjendje të ndryshojë politikën dhe të parandalojë hyrjen e Kosovës në BE sapo Kosova të përmbushë kushtet për të,” tha Bodo Veber, bashkëpunëtor i lartë i Këshillit të Politikave të Demokratizimit të Berlinit.
Sipas tij, “në parim, nuk është për t’u habitur” se presidenti serb Aleksandar Vuçiq më herët i zbuloi publikut të brendshëm se Serbia para se të bashkohej me BE’në duhet, përveç kushteve të tjera, të nënshkruajë një dokument ligjërisht detyrues për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën.
Ai beson se njoftimi i Vuçiqit për një marrëveshje të tillë nuk binte në kohën e zgjedhur rastësisht, duke pasur parasysh se ai ishte në Bruksel më parë, por thekson se “ai nuk është i sigurtë se ai diktoi një deklaratë të tillë të Brukselit apo Uashingtonit”.
Ëeber parashikon që kuadri i negociatave për një marrëveshje të ardhshme ligjore detyruese do të shkojë drejt zgjidhjes së të gjitha çështjeve të hapura, duke përfshirë çështjen e kufijve dhe regjimit kufitar midis Beogradit dhe Prishtinës, problemet e pronës, si dhe një garanci e plotë ndërkombëtare për Kosovën, duke përfshirë anëtarësimin në Kombet e Bashkuara.
Në këtë kontekst, shton ai, Beogradi do të paraqesë idetë e tij se si mund ta përmbushë këtë kornizë pa e njohur Kosovën.
Ëeber beson se një marrëveshje e tillë detyruese duhet të hiqet pasiqë faza e re e dialogut Beograd-Prishtinë nuk ka filluar ende, si dhe Gjermania, si një lojtar i rëndësishëm gjatë gjithë procesit, mungon plotësisht sepse nuk ka ende një qeveri të re, dhe ka shumë të ngjarë që ajo nuk do të ketë. Deri në fillim të vitit të ardhshëm nuk mund të ketë një qeveri të re gjermane.
Veber rikujtoi se marrëveshja e prillit 2013 u caktua zyrtarisht si marrëveshja e parë, në kontekstin e kushteve që kancelarja gjermane Angela Merkel kishte vendosur në vitin 2012, duke përfshirë heqjen e të ashtuquajturave institucione paralele, që janë njohur si “institucioni i shtetit të Serbisë në Kosovë”.
“Duke pasur parasysh se ne kemi parë dy raunde presidenciale të dialogut në Bruksel që nga mesi i vitit 2007, mendoj se është e qartë se BE-ja dëshiron ta përshpejtojë procesin dhe e kuptoi se zbatimi i marrëveshjes së prillit ishte shumë i ngadalshëm, filloi kriza dhe prandaj dialogu do të përshpejtohet brenda fazës së re tashmë të shpallur, e cila pikërisht do të synojë këtë marrëveshje përfundimtare detyruese“, tha Ëeber.
Vuçiq tha më parë se BE nuk do të lejojë që Serbia të bëhet anëtare e plotë e BE’së pa një dokument ligjërisht detyrues në fund të procesit të normalizimit të marrëdhënieve me Prishtinën./Periskopi/












