Dy kandidatet e vetme humbin garën, pushteti rikthehet në duar të burrave

Dy kandidatet dhe dy mundësitë e vetme që gratë të udhëheqin në njërën prej 28 komunave të Kosovës, është shuar sot. Në rundin e dytë të Zgjedhjeve Lokale, Mimoza Kusari-Lila dhe Valdete Idrizi kanë humbur garën kundër kandidatëve, Ardian Gjinit dhe Agim Bahtirit. Mimoza Kusari-Lila e cila kishte mbajtur postin e kryetares së komunës së […]
Dy kandidatet dhe dy mundësitë e vetme që gratë të udhëheqin në njërën prej 28 komunave të Kosovës, është shuar sot.
Në rundin e dytë të Zgjedhjeve Lokale, Mimoza Kusari-Lila dhe Valdete Idrizi kanë humbur garën kundër kandidatëve, Ardian Gjinit dhe Agim Bahtirit.
Mimoza Kusari-Lila e cila kishte mbajtur postin e kryetares së komunës së Gjakovës nuk arriti të fitoi më shumë se 18 mijë e 791 vota apo 46.51%. Përderisa kundërkandidati i saj Ardian Gjini fitoi 21 mijë e 607 vota, apo 53.49% të votave.
Ndërsa Valdete Idrizi, në balotazh pësoi humbje të thellë duke mos arritur të marrë më shumë se 12 mijë e 84 vota, apo 42.67%. përderisa kundërkandidati i saj Agim Bahtiri mori 16 mijë e 233 vota apo 57.33%, shkruan Insajder.
Në 28 Komunat e Kosovës do të udhëhiqen nga burrat.












