Çfarë ndodhi? Para tri javësh Prokurori kishte deklaruar se nuk ka asnjë provë kundër aktivistëve të VV’së për sulm ndaj Kuvendit

Çfarë ndodhi? Para tri javësh Prokurori kishte deklaruar se nuk ka asnjë provë kundër aktivistëve të VV’së për sulm ndaj Kuvendit

Aktivistët e Vetëvendosjes janë shpallur fajtorë për sulmin ndaj Kuvendit, por saktësisht para tri javësh, më 26 tetor, prokurori Abdurrahim Islami kishte deklaruar se ‘nuk ka ndodnjë provë që i lidhte direct të akuzuarit për kryerjen e veprës’. Gjatë administrimit të provave në rastin e sulmit kundër Kuvendit të Kosovës, për çka akuzohen katër aktivistë […]

Aktivistët e Vetëvendosjes janë shpallur fajtorë për sulmin ndaj Kuvendit, por saktësisht para tri javësh, më 26 tetor, prokurori Abdurrahim Islami kishte deklaruar se ‘nuk ka ndodnjë provë që i lidhte direct të akuzuarit për kryerjen e veprës’.

Gjatë administrimit të provave në rastin e sulmit kundër Kuvendit të Kosovës, për çka akuzohen katër aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, prokurori i Prokurorisë Speciale, Abdurrahim Islami, tha se nga ekspertiza e ADN-së, ekspertiza daktiloskopike dhe provat e tjera, nuk ka ndonjë provë që i lidhë direkt të akuzuarit me kryerjen e veprës.

Pas deklaratës së prokurorit, avokati Ramiz Krasniqi tha se nuk di se çfarë i mbetet mbrojtjes të deklarojë kur prokurori të gjitha provat që i prezantoi janë prova shfajësuese.

“Dhe kjo është sjellje profesionale e prokurorit që zbatoi dispozitat e kodit të procedurës që t’i propozojë edhe provat shfajësuese”, tha avokati Krasniqi.

“Unë do të vazhdoj aty ku e la prokurori që ta bind trupin gjykues se ky rast nuk ka prova. Mjafton të lexohet raporti i fundit i FBI-së që thotë se s’ka prova që vërtetojnë praninë e të akuzuarve në lokacionin e videoregjistruar”, shtoi avokati.

Pastaj mostrat e ADN-së dhe ekspertiza e grafologjisë dhe daktilografisë janë negative dhe nuk del se të akuzuarit janë të përfshirë në këtë rast, shtoi ai.

“Mungojnë rezultat laboratorike lidhur me mjetin shpërthyes, mungojnë të dhënat nga ekspertiza e motoçikletës. Kurrë nuk e mësuam që si ndodhi që motoçikleta njëherë u djeg plotësisht e pastaj pjesërisht”, shtoi avokati Ramiz Krasniqi.

“Dyshimet tona gjithmonë kanë qenë se motoçikleta është e vendosur në atë vend dhe se unë nuk dua të spekuloj se kush e ka bërë këtë”, theksoi ai.

Ndërsa, avokati Tomë Gashi tha se krejt çka është vërtetuar deri më tani është se sulmi në ndërtesën më të rëndësishme të Kosovës ka ndodhur në vendin dhe kohën e caktuar dhe atë nuk e konteston askush.

“Por, prokurori ka dështuar me prova materiale të vërtetojë se të akuzuarit e këtij rasti janë autorët e sulmit”, tha avokati Gashi.

Në këtë rast, të akuzuar për sulmin me mjet shpërthyes kundër ndërtesës së Kuvendit të Kosovës janë Atdhe Arifi, Egzon Haliti, Adea Batusha dhe Frashër Krasniqi.

Katër aktivistët e Vetëvendosjes akuzohen për sulmin e kryer në gusht të vitit 2016, raporton kallxo.

Të katër të akuzuarit e këtij rasti ishin deklaruar të pafajshëm në seancën e mbajtur më 28 shkurt të këtij viti ndërsa aktakuzën e kishin quajtur politike ndërsa kërkesat e tyre për hedhje të aktakuzës dhe pushim të procedurës ishin refuzuar nga Gjykata Themelore.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?