Carles Puigdemont ankohet: Po trajtohem si pedofil

Presidenti i rrëzuar katalanas, Carles Puigdemont ka thënë që ai po trajtohet si një ‘pedofil’ pasi iku në Belgjikë nga Qeveria Spanjolle që i ka ngritur një aktakuzë – raporton Independent, përcjell Periskopi. Duke folur për Sky News, ai tha: “Të trajtohesh si kriminel, si vrasës serik, si narkotrafikant, si pedofil… ky është abuzim. Kjo […]
Presidenti i rrëzuar katalanas, Carles Puigdemont ka thënë që ai po trajtohet si një ‘pedofil’ pasi iku në Belgjikë nga Qeveria Spanjolle që i ka ngritur një aktakuzë – raporton Independent, përcjell Periskopi.
Duke folur për Sky News, ai tha: “Të trajtohesh si kriminel, si vrasës serik, si narkotrafikant, si pedofil… ky është abuzim. Kjo nuk është politikë, kjo është t’i përdorësh gjykatat për të bërë politikë.”
Më tej ai shtoi: “Është kërcënim sepse krimet për të cilat akuzohem mund të rezultojnë në 30 vite burg. Është çmenduri. Nuk është drejtësë, por hakmarrje.”
“Unë nuk jam rebel. Nuk e kam shpirtin e rebelit dhe as që dua ta kem. E konsideroj veten si një njeri shumë të disiplinuar. Unë thjesht po bëja atë që parlamenti im e kishe aprovuar.”












