“Buxheti për të përkrahur çdo qytetar që ta ndezë nga një luftë”

Publicisti Veton Surroi ka ironizuar me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajt, në një shkrim në portalin Koha. Çështja e parë, është ajo e numrit të madh të ministrave dhe zëvendësministrave. Ai e ndërton një skenë hipotetike, në të cilën kryeministri nuk vepron ashtu siç veproi, por kundërshton krijimin e një qeverie të madhe. Në botën […]
Publicisti Veton Surroi ka ironizuar me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajt, në një shkrim në portalin Koha.
Çështja e parë, është ajo e numrit të madh të ministrave dhe zëvendësministrave. Ai e ndërton një skenë hipotetike, në të cilën kryeministri nuk vepron ashtu siç veproi, por kundërshton krijimin e një qeverie të madhe. Në botën hipotetike të Surroit, Haradinaj kundërshton edhe çështjen e faljes së borxheve dhe çështjen e parave që i ndau për familjarët e grupit të Kumanovës.
Pra, Surroi e ndërton një kryeministër hipotetik – në një version që do të ishte më i pranueshëm dhe më popullor. Ku i dihet, mbase Surroi ka dashur të tregojë sesi do të kishte vepruar ai në rastet e ngjashme.
Shkrimi i plotë: http://www.koha.net/veshtrime/57837/refuzimi-i-tri-dosjeve/
| Periskopi