Berisha: Pse protestuesit e Vetëvendosjes quhen terroristë, ndërsa ushtarët e Kumanovës çlirimtarë?

Berisha: Pse protestuesit e Vetëvendosjes quhen terroristë, ndërsa ushtarët e Kumanovës çlirimtarë?

Analistja Kimete Berisha ka reaguar pas vendimit të Gjykatës që të shpallen fajtorë aktivistët e Vetëvendosjes, që akuzoheshin për sulmin ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës. Ajo ka shkruar në rrjetin social “Facebook” se shteti i Kosovës në njërën anë, i paguan dhe i shpërblen me para të burgosurit për ‘terrorizëm’ në Maqedoni, ndërsa në […]

Ajo ka shkruar në rrjetin social “Facebook” se shteti i Kosovës në njërën anë, i paguan dhe i shpërblen me para të burgosurit për ‘terrorizëm’ në Maqedoni, ndërsa në anën tjetër i gjykon si kriminelë dhe terroristë disa të rinj të Vetëvendosjes, pa asnjë fakt – transmeton Periskopi.

Lexoni të plotë reagimin e saj:

Në njërën anë, shteti i Kosovës i paguan dhe i shpërblen me pare të burgosurit për ‘terrorizëm’

në Maqedoni (dhe me këtë gjest dëshmon hapur se qëndron prapa asaj ‘lufte’, anipse Ligji e ndalon pjesëmarrjen e qytetarëve të Kosovës në luftrat e huaja), e në anën tjetër i gjykon si kriminelë dhe terroristë disa të rinjë shqiptarë të Vetëvendosjes, pa asnjë fakt ‘të gjallë’, dhe ua mvesh veprën e terrorit, të cilën pa dyshim e kanë inskenuar vetë.

Pse quhen terroristë protestuesit e Vetëvendosjes, kurse ushtarët e Kumanovës quhen çlirimtarë?

Le të shkojë tash Kryeministri t’u jap pare edhe familjeve të të dënuarve të Beqir Kalludrës dhe t’ua fshijë lotët nanave të tyre.

Dhe, të na e bëjë dallimin midis ‘drejtësisë’ kosovare dhe asaj maqedone.

Nuk është i frikshëm fakti se gjykatat e Kosovës janë të privatizuara nga njerëz të fuqishëm të politikës, tragjik është fakti se mafia politike shqiptare ia doli ta korruptojë edhe Drejtësinë e BE-së.

P.S. E Beqir Kalludrës tregojini se legjenda thotë se Eskili vdiq pasi një breshkë ra mbi kokën e tij.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?