Baton Haxhiu: Zhvillime dramatike në Prishtinë

Drejtori i Klan Kosova, Baton Haxhiu i cili pas pak do t’i publikojë sondazhet e komunave në balotazh ka folur për garën në Prishtinë. Pa dhënë detaje se kush është fituesi, ai ka thënë se gjatë gjithë ditës ka pasur zhvillime dramatike në kryeqytet. Sipas tij, gjatë gjithë kohës ka pasur lëvizje të elektoratit, çka […]
Drejtori i Klan Kosova, Baton Haxhiu i cili pas pak do t’i publikojë sondazhet e komunave në balotazh ka folur për garën në Prishtinë.
Pa dhënë detaje se kush është fituesi, ai ka thënë se gjatë gjithë ditës ka pasur zhvillime dramatike në kryeqytet.
Sipas tij, gjatë gjithë kohës ka pasur lëvizje të elektoratit, çka nënkupton se rezultati është i ngushtë mes Shpend Ahmetit e Arban Abrashit.
“Zhillime dramatike ka pasur në Prishtinë, me lëvizje të elektoratit deri në fund”, tha ai.
Pas orës 19:00 do të jepen rezultatet e sondazhit të institutit Gani Bobi. /Periskopi/












