Fatmir Limaj: Sot drejtësia foli, ata SMS dolën fals

Kryetari i Nisma për Kosovë, Fatmir Limaj sot nw njw tubim zgjedhor ka thënë se Malisheva ka vendosur më 22 tetor, duke nxjerr fitoren e Nisma në Malishevë dhe më 19 nëntor t’i jepet vula e fitores për Malishevën. Ai ka folur edhe rreth vendimit tw gjykatws ndaj rastit tw tij. “Kjo zonë shtëpi për […]
Kryetari i Nisma për Kosovë, Fatmir Limaj sot nw njw tubim zgjedhor ka thënë se Malisheva ka vendosur më 22 tetor, duke nxjerr fitoren e Nisma në Malishevë dhe më 19 nëntor t’i jepet vula e fitores për Malishevën.
Ai ka folur edhe rreth vendimit tw gjykatws ndaj rastit tw tij.
“Kjo zonë shtëpi për shtëpi, pleq e fëmijë kanë qenë themel i lirë së Kosovës. Të vazhdojmë rrugën tonë dhe ashtu siç kemi qenë bashkë do të vazhdojmë bashkë. Andaj, është edhe vendlindja ime, por sa të kem unë frymë do të punoj për këtë vend. Sot drejtësia foli, ato SMS dolën fals. Ata që i kanë përgatitur ato montazha, mos qofsha në lëkurën e tyre. Pra, ne kemi thënë që vjet SMS-të janë të montuara, sot e tha edhe Gjykata”, shtoi Limaj.












