Analisti nga diaspora akuzon Shtetet e Bashkuara për korrupsionin në Kosovë

Analisti nga diaspora akuzon Shtetet e Bashkuara për korrupsionin në Kosovë

Analisti nga diaspora Enver Robelli, në një kolumnë për portalin Koha, ka folur për lidhjen mes politikës amerikane dhe ‘korrupsionit në Kosovë’. Ai ka filluar kolumnën e tij, duke lavdëruar Hoyt Brian Yee-në për qasjen dhe deklaratat e tij në Shkup, Beograd, Tiranë dhe Prishtinë. Poashtu, ai ka përmendur një deklaratë të tij, ku thotë […]

Analisti nga diaspora Enver Robelli, në një kolumnë për portalin Koha, ka folur për lidhjen mes politikës amerikane dhe ‘korrupsionit në Kosovë’.

Ai ka filluar kolumnën e tij, duke lavdëruar Hoyt Brian Yee-në për qasjen dhe deklaratat e tij në Shkup, Beograd, Tiranë dhe Prishtinë. Poashtu, ai ka përmendur një deklaratë të tij, ku thotë se Shtetet e Bashkuara, por as vendet evropjane nuk duhet të presin në vendet e tyre politikanët e korruptuar. E gjithë kjo, në mënyrë që të nxiteshin ndryshime pozitive brenda këtyre vendeve të korruptuara. Për të arsyetuar atë që thotë Yee, Robelli e citon një fjali që e kishte thënë Thaçi në aferën Pronto, duke u lavdëruar se do të takohej me Hillary Clintonin: «Nesër kam me taku Hillarinë. Kanë me plasë» – kishte thënë presidenti i tanishëm.

Por, Robelli shpreh sërish mosbesimin e tij ndaj kësaj qasjeje. Ai u mor me ish-ambasadorin amerikan në Kosovë, Christopher Dell, i cili kishte nisur të punonte për kompaninë e cila mori një tender shumë të madh në Kosovë. Dell kishte thënë se ‘e korruptuar është e gjithë shoqëria kosovare’ duke e zbehur kësisoj fajin e akterëve të ‘Klanit Pronto’ dhe të politikanëve tjerë.

Një qëndrim të tillë e kishte mbajtur edhe ambasadorja që pasoi Dellin, Tracey Ann Jacobson.

Vlen për t’u përmendur se Presidenti Thaçi, tash e një kohë, ka takime shumë më të pakta me zyrtarë të lartë ose liderë të shteteve tjera. Njësoj edhe me politikanët e tjerë të dyshuar për korrupsion. Mbase, qëndrimi i Shteteve të Bashkura veçse ka ndryshuar dhe është bërë më i ashpër në këtë drejtim.

Lexo shkrimin e plotë: http://www.koha.net/veshtrime/57637/mbi-bashkejetesen-e-amerikes-me-politikane-te-korruptuar-te-ballkanit/

 

 

Të fundit
Të ngjashme