Aksion i madh i Policisë, arrestohen 11 të dyshuar për trafikim me fëmijë

Aksion i madh i Policisë, arrestohen 11 të dyshuar për trafikim me fëmijë

Policia e Kosovës në fokus të angazhimeve të saj policore ka identifikimin e fëmijëve lëmoshëkërkues si viktima të mundshme të trafikimit dhe luftimi i dukurisë së keqperdorimit të fëmijëve në përgjithësi. Në kuadër të këtij fushëveprimi, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore e PK-së, bazuar në një plan të veçantë operativ “Identifikimi i […]

Në kuadër të këtij fushëveprimi, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore e PK-së, bazuar në një plan të veçantë operativ “Identifikimi i fëmijëve lëmoshëkërkues si viktima të mundshme të trafikimit” të implementuar nga data 06.11.2017 deri me datën 10.11.2017, nga të gjitha njësitë e kësaj drejtorie dhe akterët tjerë relevantë, si: prokuroritë në rajonet përkatëse, qendra për punë sociale, Drejtoria për Migrim dhe të Huaj dhe stacionet policore, ka arritur rezultatet si në vijim:

Identifikimi i (21) fëmijëve lëmoshëkërkues, prej tyre (13) shtetas kosovarë dhe 8 shtetas shqiptarë,
Identifikimi i (19) lëmoshëkërkuesve të rritur, prej tyre (9) shtetas kosovarë dhe (10) shtetas shqiptarë,
Të arrestuar gjithsej (11) persona të dyshuar.

Prej (21) fëmijëvë lëmoshëkërkues, 18 kanë qenë të shoqëruar nga familjarët e tyre dhe të pajisur me dokumente që kanë vërtetuar lidhjen familjare, ndërsa tre (3) kanë qenë të shoqëruar me persona tjerë e që janë identifikuar si viktima të trafikimit, ku edhe janë inicuar procedimet penale. Në prani të punëtorit social, të gjithë fëmijëve lëmoshëkërkues u është plotësuar formulari për shënimet e lëmoshëkërkuesve dhe janë marrë në pyetje familjarët e tyre, me qëllim të identifikimit të viktimave potenciale të trafikimit me njerëz dhe janë trajtuar sipas procedurave të parapara.
Gjatë marrjes në pyetje janë identifikuar (3) viktima të trafikimit, dy nga Shqipëria dhe një nga Kosova.

Për fëmijët të cilët nuk kanë rezultuar si viktima të trafikimit me njerëz janë ndërmarrë veprimet dhe masat e nevojshme ligjore si në vijim:

–      Shtetasit e huaj janë dorëzuar në njësinë përkatëse, në Drejtorinë për Migrim dhe të Huaj dhe në njësitë e migrimit në drejtoritë rajonale policore kufitare që të vazhdojnë me veprime bazuar në Ligjin për të huaj.
–      Për shtetasit kosovarë, në konsultim me prokuroritë përkatëse, janë inicuar (9) raste “keqtrajtim apo braktisje e fëmijës” sipas nenit 250 të Kodit Penal të Kosovës dhe janë dorëzuar kallëzime penale kundër prindërve të fëmijëve lëmoshëkërkues.

Përderisa për veprën penale ‘trafikim me njerëz’ janë inicuar dy (2) raste dhe janë arrestuar tre persona të dyshuar, dy (2) shtetas të Republikës së Shqipërisë dhe një (1) i Republikës së Kosovës.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e të gjitha dukurive negative në vend, veprave penale të specifikuara sipas kodit penal të RKS-së, duke përfshirë edhe të gjitha llojet e krimit, në veçanti ato që ndërlidhen me trafikimin dhe abuzimet me fëmijë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?