Ahmeti: S’është çudi që dënimi ndaj aktivistëve erdhi dy ditë para zgjedhjeve

Kryetari aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti i cili është kandidat edhe për një mandat në kryeqytet, tha se aktivistët e Vetëvendosjes sot u dënuan nga i njëjti gjykatës e prokuror që e mbajtën në burg padrejtësisht edhe Astrit Deharin – shkruan Periskopi. Në tubimin përmbyllës të Vetëvendosjes, Ahmeti tha se nëse aktivistët do t’i shpallin […]
Në tubimin përmbyllës të Vetëvendosjes, Ahmeti tha se nëse aktivistët do t’i shpallin të pafajshëm, atëherë ata do ta fajësonin vetën.
Sipas tij, drejtësia do të vie, meqë nuk ka asnjë dëshmi për fajësinë e aktivistëve.
“I njëjti gjykatës e prokuror e mbajtjen Astritin në burg padrejtësisht ku edhe humbi jetën. Nëse aktivistët do të shpalleshin të pafajshëm, ata do të fajësonin vetën. Drejtësia do të vie sepse nuk ka asnjë dëshmi për këtë fajësi. Nuk është çudi që vendimet e tilla të vinë dy ditë para zgjedhjeve. Por, tashmë jemi më të motivuar e të guximshëm për të dielën e 19 nëntorit”, tha më tej Ahmeti./Periskopi












