Ahmeti: Me 160 autobusë ne do t’i mbulojmë të gjitha linjat e reja

Ahmeti: Me 160 autobusë ne do t’i mbulojmë të gjitha linjat e reja

Transport falas për pensionist dhe me lirim për nxënës dhe studentë, bileta të integruara për udhëtim ka premtuar i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti për mandatin e ardhshëm. Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmeti ka shpalosur planin e tij për transportin publik ku parasheh që të zgjerojë trafikun edhe me 30 […]

Transport falas për pensionist dhe me lirim për nxënës dhe studentë, bileta të integruara për udhëtim ka premtuar i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti për mandatin e ardhshëm.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmeti ka shpalosur planin e tij për transportin publik ku parasheh që të zgjerojë trafikun edhe me 30 autobusë të rinj, ndërsa me 160 autobusë parasheh  të mbulojë rreth 20 linjat e reja të transportit publik.

Ai iu ka premtuar banorëve të Kalabrisë, Matit 1, Vneshtës dhe Velanisë se do të jenë të përfshirë në transportin publik.

“Me 160 autobusë ne do t’i mbulojmë të gjitha linjat e reja dhe tashmë janë përgatitur janë 7 linja kryesore që prej janarit do të kemi një fushatë  një muaj vetëdijësuese për linjat e reja të autobusëve dhe janë 13 ndihmëse që gjithsej janë 20 linja të reja të transportit publik…Prej janarit do të ketë linja edhe në Kalabri, edhe në Matin 1, lagjen e spitalit edhe në Vneshta edhe në lagjen Velania, pra të gjitha lagjet e qytetit të cilat nuk kanë fare linja do të jenë të përfshira. Paramendoni një sistem ku 160 autobusë janë cilësor, qytetarët i përdorin falas për pensionistë, me lirime për nxënës dhe studentë do ta shihni që ne synojmë që ta kemi gjysmën e transportit 50 për qind të jenë përdorues të transportit publik e shumë më pak të kerreve”, tha ai.

Ahmeti ka thënë se me operatorët privat do të nënshkruajnë kontrata të reja me afat prej 7 deri 10 vjeç, por iu ka vënë kusht që autobusët duhet të jenë të tipit euro 4 standard.

Kryetari aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti i është kundërpërgjigjur kreut të Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti i cili tha se Shpend Ahmeti po krenohet me projektet e LDK-së.

Ahmeti duke përmendur projektet e tij tha ndihet nafakali që të gjitha projektet kanë përfunduar brenda mandatit të tij të parë qeverisës.

“Shumë nafakali kom qëllu unë që të gjitha projektet si uji 24 orë, transporti publik, dyfishimi i numrit të çerdheve, ngrohja e qytetit qysh bre krejt përfunduan në mandatin tonë të parë, prandaj unë nuk merrem sot as me Lidhjen Demokratike por shpjegoj planet tona për katër vjeçarin e ardhshëm për një transport publik shumë më të mirë, për një trafik shumë më të përmirësuar në komunën tonë“, tha ai.

Ahmeti  me qëllim që të ofrohen komoditet më i madh për të gjithë ata që shfrytëzojnë transportin publik ka ndarë edhe 500 mijë euro për mobilieri urbane.

Pretendenti për të parin e Prishtinës  në plan ka edhe ofrimin e një tabele digjitale së bashku me hartat që do të tregoj për linjat e autobusëve që do të vijnë në  pritoret e autobusëve.

Në programin për transportin publik ka paraparë  edhe 5 parkingje ‘Park and Ride’  falas për personat që vijnë jashtë qytetit të cilët do të mund të udhëtojnë me një biletë nëpër të gjitha linjat e transportit publik.

Ahmeti  ka premtuar edhe biletë të integruar, 2 orëshe, një ditore, një  javore dhe një mujore të cilat do të vlejnë për të gjitha linjat e transportit publik në kryeqytet.

Ndryshe, kryetari aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti është në këtë balotazh përballet me kandidati i LDK-së për Prishtinën, Arban Abrashi.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?