Adriatik Kelmendi komenton dënimin e aktivistëve të Vetëvendosjes

Adriatik Kelmendi komenton dënimin e aktivistëve të Vetëvendosjes

Mostransparenca ndjell dyshime. Kështu ka thënë Adriatik Kelmendi në një postim në Facebook, duke komentuar vendimin e Gjykatës për të dënuar me 21 vite burg katër aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, për sulmin në kuvend. Ai ka thënë që kjo mostransparencë mund të jetë edhe e qëllimshme duke qenë se krijon efekte politike. Por ai nuk […]

Mostransparenca ndjell dyshime. Kështu ka thënë Adriatik Kelmendi në një postim në Facebook, duke komentuar vendimin e Gjykatës për të dënuar me 21 vite burg katër aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, për sulmin në kuvend.

Ai ka thënë që kjo mostransparencë mund të jetë edhe e qëllimshme duke qenë se krijon efekte politike. Por ai nuk ka komentuar nëse aktivistët ishin të fajshëm ose të pafajshëm.

Postimi i plotë:

Eshte ditur se rasti i sulmit ndaj nderteses se Kuvendit eshte nje nder rastet me te ndjeshme ne vend. Per kete arsye eshte dashur me çdo kusht qe çdo vendim gjykate te jete transparent dhe me shume hollesi. Mostrasparenca natyrshem çon ne dyshime.
Eshte ditur qe kur behet fjale per aktiviste te nje subjekti politik, si lirimi ashtu edhe denimi, ndikojne ne procese politike. 
Eshte ditur qe te dielen eshte balotazhi. 
Eshte dashur te behet çmos qe verdikti, qofte lirues qofte denues, te mos jete as dy dite perpara, as nje dite prapa balotazhit. 
Pakujdesia (e qellimshme?!) natyrshem çon ne dyshime.
Keto duhet te jene leksione per te mos bere kiksa te ketille gjate shqytrimit te lendes ne shkalle te dyte!
Perndryshe, zhgenjyese, teper zhgenjyese!

Të fundit
Të ngjashme