Zyrtari i Vetëvendosjes kritikon këngën e Minatorit: Të paktën dy anëtarë flirtojnë me PDK-në

Zyrtari i Vetëvendosjes kritikon këngën e Minatorit: Të paktën dy anëtarë flirtojnë me PDK-në

Zyrtari i Vetëvendosjes për informim, Shkodran Hoti ka dhënë vlerësim negativ për këngën më të re të grupit “Minatori”, grup që nuk kishte sjell këngë për shumë vite. Kënga më e re “Krejt njëjtë” e grupit, që tematizon çështje politike e sociale, sipas Hotit, nuk e thotë të vërtetën për politikanët, sepse, sipas tij, të […]

Zyrtari i Vetëvendosjes për informim, Shkodran Hoti ka dhënë vlerësim negativ për këngën më të re të grupit “Minatori”, grup që nuk kishte sjell këngë për shumë vite.

Kënga më e re “Krejt njëjtë” e grupit, që tematizon çështje politike e sociale, sipas Hotit, nuk e thotë të vërtetën për politikanët, sepse, sipas tij, të paktën dy anëtarë të grupit kanë flirtuar me PDK-në.

Hoti, fjalën e ka pasur për Mufail Limanin, i cili punon në RTK për shumë vite dhe Naser Gjinovcin, bashkëshortja e të cilit kishte kandiduar për deputete.

Ky është komenti i plotë i Hotit:

Rok grupi “Minatori” pas 10 viteve e paska publikuar një këngë të titulluar “Krejt njëjtë”, përmes të cilës kinse po kritikohen politkanët dhe degradimi i vendit, në veçanti kryeqytetit.

Kritika për “xheparoshët”, “jebaqat” e “zhgjyrçat” bëhet duke tentuar që publikut t’i bëhet me dije se gjithë politikanët qenka njëjtjë dhe krejt paskan faj për realitetin e hidhur që e jetojmë, gjë që është e pavërtetë.

Madje “krejt (janë) njëjtë” është ajo që pushteti dëshiron që t’i thuhet. Sepse pushteti e di që është e pamundur të bindet dikush që ata nuk janë përgjegjës për degradimin e gjithçkaje. Më lehtë është që ata ta pranojnë fajin, por duke e ndarë atë, e gjithsesi duke përlyer edhe ata që s’janë si ta. Me qëllimin që askush të mos mbetet i pastër.

Titulli i këngës së re të “Minatorit” nuk ka asnjë dallim prej titullit të ndonjë lajmi në portale, të nxjerrë nga ndonjë debat ku pjesëmarrës është Xhavit Haliti, i cili e pranon se ai dhe partia tij janë të korruptuar, por do të na thotë se kushdo që është në politikë është ose do të jetë herëdokur i korruptuar.

Unë e vlerësoj muzikën e “Minatorit”. Shumë këngë të tyre i dëgjoj me shumë kënaqësi. Ama si grup s’munden me pretendu se me këngët e tyre e “çmontojnë” politikën me kritikë. Sepse të paktën dy nga anëtarët e grupit kanë flirtuar me partinë që është përgjegjëse kryesore për gjendjen e rëndë që këta po i këndojnë.

Mufail Limanit i mungon veç libreza e PDK’së nëse nuk e ka marrë ende. Naser Gjinovci është burri i Gjuljeta Mushkolajt, e cila me sa di, e pati provuar veten në garën për deputete përmes PDK’së. Për Agimin, Petritin e Valtonin nuk e di se si qëndrojnë në këtë mes. Sidoqoftë, mendoj që shumë më bukur i rri këti grupi kënga e Mihanes sesa kjo e fundit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?