Zyrtari amerikan zbulon shumën marramendëse që SHBA e BE investojnë në Serbi – Rusia bën propagandë

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee në një intervistë për mediat serbe ka thënë se serbët duhet të dinë se kush ka investuar më shumë në Serbi, Rusia apo SHBA e BE, shkruan Periskopi. Sipas tij kjo është pjesë e fajit të një diplomati, përgjegjësia e të cilit është që t’ia shpjegojë […]
Sipas tij kjo është pjesë e fajit të një diplomati, përgjegjësia e të cilit është që t’ia shpjegojë publikut në Serbi atë që po e bën dhe pse po e bën atë.
Ai theksoi se mediat të cilat janë vërtetë të pavarura dhe profesionale duhet të jenë të interesuara në gjetjen e fakteve se çfarë po ndodhë me të vërtet në Serbi.
“Ndoshta të tjerët janë të efektshëm në dërgimin e mesazheve, për shembull Rusia. Ndihma dhe investimet e Rusisë në Serbi nuk krahasohen me ndihmën dhe investimet që i bëjnë partnerët evropianë dhe amerikanë në Serbia”, tha Hoyt Yee.
Ai ka përmendur faktin se investimet nga Rusia vitin e kaluar kishin arritur deri në 80 milion euro, ndërsa investimet e BE’së kanë arritur deri në 1,5 miliardë euro.
Sipas tij, këto shifra nuk mund të krahasohen, ndonëse serbët kanë përshtypje se Rusia ofron më shumë investime dhe asistencë për serbë, gjë që nuk është e vërtetë.
Ai thotë se serbët duhet të binden se Amerika, BE’ja dhe vendet e tyre anëtare janë partnerë që e ndihmojnë Serbinë në arritjen e qëllimeve të tyre. /Periskopi












