‘Zyrtarët e lartë të bëhen gati për thirrje nga Gjykata Speciale’

‘Zyrtarët e lartë të bëhen gati për thirrje nga Gjykata Speciale’

Deklarata e Ambasadorit të ri Gjerman në Kosovë, Christian Heldt, i cili ka folur për fillimin e punës së Gjykatës Speciale e cila pritet të ndjekë ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke thënë se të ftuarit nga Gjykata Speciale duhet të paraqiten vullnetarisht, ose ftesa e Gjykatës duhet zbatuar nga institucionet kosovare të sigurisë, […]

Sipas avokatit Tomë Gashi, deklarata e ambasadorit gjerman është shumë e qartë për ata që dëshirojnë ta kuptojnë.

Gashi në një prononcim për Indeksonline tha se ambasadori gjerman ka aluduar se në Gjykatën Speciale do të ketë të akuzuar të nivelit të lartë dhe porosia është saktësisht për ta.

“Aludimi i ambasadorit është aq i qartë sa që ish zyrtarë të lartë të Kosovës por edhe këta të tanishmit ta kuptojnë se nëse akuzohen janë vetëm dy rrugë të mundshme. Që vullnetarisht të paraqiten, të mos fshihen dhe t’iu dorëzohen autoriteteve te zbatimit të ligjit në Kosovë për tu transferuar në Hagë/Holandë, ku është selia e Gjykatës Speciale, apo që të provohet gatishmëria e institucioneve të drejtësisë për t’i arrestuar dhe për t’i dërguar atje”, ka thënë ai.

Sipas avokatit, porosia e ambasadorit gjerman nuk vlen për persona të tjerë përpos atyre të nivelit të lartë nëse akuzohen, sepse persona të zakonshëm nuk do t’i pyeste askush, se a do të shkojnë në gjykatë me qejf apo me zor.

“Po ashtu kjo deklaratë jep edhe sinjale se aktakuzat mund të bëhen edhe të fshehta dhe të ju dorëzohen paraprakisht zyrtarëve të lartë shtetëror duke i njoftuar se janë të akuzuar, siç edhe ka ndodhur në të kaluarën në rastin e Ramush Haradinajt, i cili është njoftuar me aktakuzë dhe i cili vullnetarisht i është dorëzuar autoritetit të tribunalit te Hagës. Por shumë të tjerë ish-pjesëtarë të UÇK-së janë arrestuar, dhe janë dërguar në Tribunalin e Hagës për ish Jugosllavisë pa ju dhëne mundësia që të vetëdorezohen, siç ka qene rasti i Ftamir Limajt. Unë kam qenë avokat në proceset në Hagë edhe për Ramush Haradinaj dhe për  Fatmir Limaj”, ka shpjeguar Gashi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?