Zogiani flet pas rezultatit: Askush s’ka thënë se është lehtë të luftohet një sistem i krimit të organizuar

Kandidati për kryetar të Fushë Kosovës nga radhët e VV-së, Avni Zogiani, përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, ka thënë se Burim Berisha i LDK-së e ka blerë pushtetin me parat e Komunës, e në shkelje të krejt ligjeve e rregullave. Ky është statusi i plotë i Zogianit: Kundershtarit tim, Burim Berishes, […]
Kandidati për kryetar të Fushë Kosovës nga radhët e VV-së, Avni Zogiani, përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, ka thënë se Burim Berisha i LDK-së e ka blerë pushtetin me parat e Komunës, e në shkelje të krejt ligjeve e rregullave.
Ky është statusi i plotë i Zogianit:
Kundershtarit tim, Burim Berishes, urime pushteti i blere me paret e komunes – ne shkelje te krejt ligjeve e rregullave. Veç po shpresoj qe ka me i shpernda qato ndihma direkte qe i ka premtue per qindra familje neteve te javes se fundit te fushates. E qytetit vete, i them, duhet fort me u mundue me e ndale shkaterrimin e metutjeshem. Ne vazhdojme me denoncue nje pushtet thelbesisht te kriminalizuar. Nji dite s’ka me pase qare pa pase drejtesi ne kete vend!
Ne kemi rrite voten per zgjedhjet komunale per dy here e gjysem, na pret pune. Askush s’ka thene qe eshte leht me e luftue nje sistem te krimit te organizuar.












