Zogiani akuzon LDK-në: Tubimet po i organizoni në shtëpinë e PDK-së

Avni Zogiani, kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës, ka akuzuar kryetarin aktual nga radhët e LDK-së që po mbledhë elektoratin për siç ka shkruar ai darka e dreka në restorantin Ana-Benz, që është në pronësi të Azem Sylës nga PDK-ja, shkruan Gazeta Blic. Zogiani ka shkruar se fushata e LDK-së të […]
Zogiani ka shkruar se fushata e LDK-së të cilën e kanë quajtur dorë më dorë dhe shtëpi për shtëpi, po organizohet në shtëpinë e PDK-së në Ana Benz.
Ai ka premtuar se pas 22 tetorit me fitoren e Vetëvendosjes këto para dhe shpenzime të panevojshme do të shkurtohen dhe do të përdoren në ndërtimin e çerdheve dhe shkollave.













