Zgjedhjet lokale në Maqedoni: 5 vite burg për ata që shesin dhe blejnë votën

Zgjedhjet lokale në Maqedoni: 5 vite burg për ata që shesin dhe blejnë votën

Shitja e votave në zgjedhjet lokale mund t’ju kushtojë shtrenjtë jo vetëm atyre që ofrojnë para ose favore të tjera, por edhe vetë qytetarëve që do të pranojnë të shesin votën e tyre. Me ndryshimet në Kodin Penal parashihet dënim me së paku 5 vite burg e më shumë për atë që do ta shes […]

Me ndryshimet në Kodin Penal parashihet dënim me së paku 5 vite burg e më shumë për atë që do ta shes votën e tij. I njëjti dënim vlen edhe për atë që do ta blejë votën e qytetarit. Dënimi prej të paktën 5 viteve burg parashikohet jo vetëm në rastet kur merren paratë, por edhe në ato raste kur premtohet ose dakordohet shitja e votës dhe ende pa marë shpërblimin e fituar.

  1. Ai që personit me të drejtë vote i ofron, jep ose premton shpërblim ose interes tjetër, me qëllim që ta përfitojë që mos ta kryejë ose si ta kryejë të drejtën e zgjedhjes, do të dënohet me burg prej së paku viteve. Me dënimin e nenit 1 do të dënohet edhe personi me të drejtë vote i cili do të kërkojë për vete shpërblim ose interes tjetër, ose do të pranojë dhuratë ose interes tjetër, për ta kryer, mos ta kryejë ose si ta kryejë të drejtën e e zgjedhjes.
    Kodi Penal parashikon dënime me burg edhe për shkeljen e privatësisë së votimit që në shumë cikle të kaluara zgjedhore është përfolur si një formë tjetër e presionit dhe shitjes së votës. Më keq do të kalojnë personat zyrtarë të cilët do të dënohen nga 5 vite burg e më lartë vetëm nëse tentojnë të pyesin dhe mësojnë se për kënd ka votuar një qytetar.

Kodi penal – Neni 163

  1. Ai që gjatë zgjedhjeve ose gjatë votimit do ta shkel privatësinë, do të dënohet me së paku tre vite burg.
    2. Nëse veprën e paragrafit 1 e kryen ndonjë anëtarë i organit zgjedhorë ose person tjetër zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare lidhur me zgjedhjet ose votimin, do të dënohet me të paktën pesë vite burg.
    3. Me dënimin e paragrafit 2 do të dënohet edhe ai që përdor dhunë, kërcënim serioz, përdorim të varësisë zyrtare, ekonomike ose të punës ose formë tjetër, që do të ndikojë te tjetri të tregojë nëse ka votuar dhe si ka votuar.
    Me ndryshimet në Kodin Penal parashikohen dënime rigoroze edhe për personat të cilët do të pengojnë procesin zgjedhor në të gjitha fazat, ditën e votimit, shpalljen e rezultateve, dëmtimin e materialit zgjedhor dhe vepra të tjera. Dënimi minimal për pjesën dërmuese të këtyre veprave fillon nga 3 gjegjësisht 5 vite burg duke u rritur varësisht nga natyra e veprës dhe dëmet e shkaktuara.

https://www.facebook.com/Almakos1/videos/1874080955966081/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?