Zgjedhje edhe në Islandë, votohet për Qeverinë e re pas skandalit lidhur me pedofilinë

Islandezët votojnë sot për të zgjedhur qeverinë e re pas skandalit që çoi në rrëzimin e koalicionit të kryeministrit Bjarni Benedikson. Skandali shpërtheu pas zbulimit se babai i Benediksonit e kishte shkruar një letër ku thoshte se “pedofilisë duhet ti rikthehet nderi i saj”. Zgjedhjet e dyta të parakohshme në Islandë mbahen në mes […]
Islandezët votojnë sot për të zgjedhur qeverinë e re pas skandalit që çoi në rrëzimin e koalicionit të kryeministrit Bjarni Benedikson.
Skandali shpërtheu pas zbulimit se babai i Benediksonit e kishte shkruar një letër ku thoshte se “pedofilisë duhet ti rikthehet nderi i saj”.
Zgjedhjet e dyta të parakohshme në Islandë mbahen në mes të një mosbesimi të thellë midis votuesve, pavarësisht lulëzimit të ekonomisë.
Vitin e kaluar një skandal me taksat e kishte detyruar kryeministrin e atëherëshëm të jepte dorëheqje. Informacionet që rrodhën nga kompania Mosak Fonseka me bazë në Panama, treguan atë kohë se kryeministri Sigmundur Gun-laugson bashkë me gruan e tij posedonin një kompani në det të cilën nuk e kishin deklaruar.
Gun-laugson kishte hedhur poshtë çdo keqbërje dhe është duke garuar në zgjedhjet e sotme me partinë e tij të re të Qendrës.
Sondazhet e vendosin partinë e pavarësisë së qendrës së djathtë të Benediksonit pak para Lëvizjes së të gjelbërve të majtë.
Shumica e partive thonë se janë të nevojshme investimet në mirëqenie, infrastrukturë dhe turizëm, por patën mosmarrëveshje mbi mënyrën e financimit të tyre.
Ishulli prej 340 mijë banorësh ka qenë një ndër vendet më të goditura nga kriza financiare e 2008-ës por ka arritur të rikthej rritjen ekonomike në vend duke u fokusuar në turizëm.












