Zëri i Amerikës: Si e ndryshoi prokuroria version për Saimir Tahirin

Zëri i Amerikës: Si e ndryshoi prokuroria version për Saimir Tahirin

Në Shqipëri prokuroria tha se kishte dyshime të arsyeshme që ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ishte i përfshirë në aktivitetin e trafikut të drogës duke i dhënë mbështetje grupit të Habilajve, i cili i godit fillimisht pak ditë më parë në Itali. Në mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve të parlamentit, prokuroria, paraqiti […]

Në Shqipëri prokuroria tha se kishte dyshime të arsyeshme që ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ishte i përfshirë në aktivitetin e trafikut të drogës duke i dhënë mbështetje grupit të Habilajve, i cili i godit fillimisht pak ditë më parë në Itali.

Në mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve të parlamentit, prokuroria, paraqiti në një seancë me dyer të mbyllura prova shtesë që sipas saj ishin në favor të kërkesës për arrestimin e zotit Tahiri.

Ndërkohë gjatë mbledhjes ajo ndryshoi versionin për udhëtimet e zotit Tahiri me automjetin që më parë ja kishte shitur njërit prej vëllezërve Habilaj. Seanca do të vijojë nesër me mbrojtjen e ish ministrit të Brendshëm.

Në hyrje të mbledhjes së sotme prokuroria kërkoi që diskutimet të zhvilloheshin me dyer të mbyllura për shkak të disa të dhënave që sipas drejtuesit të Prokurorisë për Krimet e Rënda, Besim Hajdarmataj, përbënin sekret hetimor. Por deputetë të të dy krahëve kërkuan që fillimisht të paraqitej pjesa që mund të bëhej publike.

Duke argumentuar kërkesën për arrestimin e ish ministrit Tahiri, zoti Hajdarmataj tha se ajo erdhi pas gërshetimit të informacioneve mes hetimeve të nisura më parë nga Prokuroria ndaj grupit të Habilajve në Shqipëri dhe atyre që dolën nga hetimet në Itali që cuan në arrestimin e Moisi Habilajt dhe shpalljen në kërkim të vëllait tjetër Florian Habilaj, të cilët rezultojnë të jenë dhe kushërinj të zotit Tahiri:

“Regjistrimi i procedimit, është bashkuar me dy procedime të tjera që ne i kishim në fazën e hetimit. Dhe duke i bashkuar të gjitha e duke patur parasysh dhe aktet e dala e të bëra publike, një pjesë të marrë tanimë dhe në rrugë zyrtare, ne kemi harmonizuar secilën provë me njëra tjetrën dhe kemi arritur në këtë bindje”.

Sipas drejtuesit të Prokurorisë për Krimet e Rënda, ekzistojnë dyshime të arsyeshme për përfshirjen e ish ministrit në aktivitetin e Habilajve: “Duke qenë se ne kishim paraprakisht të dhëna që këta persona e ushtronin aktivtetin e tyre në qetësi të plotë, ne kemi krijuar dyshimin, që kjo ndihmë, referuar dhe bisedave të përgjuara, në rastin konkret krijohet bindja dhe dyshimi i arsyeshëm që është i përfshirë në këtë aktivitet dhe deputeti Saimir Tahiri”.

Nga ana e tij zoti Tahiri në pyetjet drejtuar prokurorëve u kujtoi atyre se e njëjta prokurori ka hetuar me kërkesë të tij në vitin 2015, akuzat e bëra nga ish zyrtari i Policisë Dritan Zagani lidhur pikërisht me përfshirjen e automjetit të tij në trafik droge, dhe Iprokuroria i ka vlerësuar ato të pabaza: “Në asnjë informacion të përpiluar prej vetë shtetasit Dritan Zagani, apo bërë me dije në formë verbale eprorëve të tij, nuk përmendet automjeti me targë AA 003 GB sit ë jetë përfshirë në veprimtari kriminale të trafikimit të lendëve narkotike”, tha zoti Tahiri duke lexuar vendimin e Prokurorisë për pushimin e çështjes.

Seanca u ndërpre më pas në mënyrë që prokuroria të paraqite provat dhe faktet që ajo i konsideronte sekrete. Me rifillimin e seancës avokati i zotit Tahiri kërkoi tre ditë kohë meqënëse sipas tij Prokuroria kishte paraqitur argumenta shtesë. Përfaqësuesit e opozitës e kundërshtuan. “Ka një kërkesë për shtyrje. Ju thoni se nuk kemi ngut. Jo, jo, ne kemi ngut. Se vetë kërkesa e prokurorisë përmban ngutin brenda. Sepse nëse mbani mend, ishte një nga pyetjet që ne u drejtuam: Keni frikë se prishen provat, keni frikë se mund të ikë, keni frikë se mund të kryejë sërish verpa të tilla penale? Po kemi frikë. Dhe ky është nguti”, u shpreh deputeti Enkelejd Alibeaj.

Me vendim të kryetarit të Parlamentit Gramoz Ruçi seanca për dëgjimin e zotit Tahiri do të zhvillohet nesër paradite.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?