Zeka: Me u pyet ndërkombëtarët, gjysma e veteranëve do të përfundonin në Burg të Dyzit

Deputeti i Nismës, Milaim Zeka ka thënë se po të pyetshin ndërkombëtarët, gjysma e veteranëve të Kosovës do të përfundonin në Burgun e Dyzit, shkruan Periskopi. Sipas tij, veteranët janë kategoria më e ndershme dhe më e respektuar në Kosovë, andaj edhe nuk duhet të kenë problem me financat. Por, Zeka tha se ish-ministrat e […]
Sipas tij, veteranët janë kategoria më e ndershme dhe më e respektuar në Kosovë, andaj edhe nuk duhet të kenë problem me financat.
Por, Zeka tha se ish-ministrat e PDK’së dhe LDK’së duhet të japin llogari para drejtësisë se si nga 17 mijë veteranë, në listë u bën 60 mijë.
Në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po rishikohet projektligji për buxhetin, Zeka foli edhe për kulturën e debatit në këtë institucion, në të cilin disa herë kishte ofenduar kolegët e tij deputetë.
“Sikur të mos ishin rritë me thollus e me bisht shati tu na rreh, kishim pas një kulturë tjetër të debatit”, tha Zeka./Periskopi












