Zbulohet se çfarë e shkaktoi zjarrin në Fakultet

Lindita Rugova, dekanja e Fakultetit të Filologjisë ka komentuar për media zjarrin që e ka kapluar sot këtë fakultet. Ajo ka zbuluar momentin kur ka marrë lajmin duke thënë se “Më kanë informuar punëtorët e fakultetit, Dekane eja shpejt se po kallet kjo pjesa e godinës. Kemi vrapuar shpejt e shpejt, ndërkohë i kanë lajmëruar […]
Ajo ka zbuluar momentin kur ka marrë lajmin duke thënë se “Më kanë informuar punëtorët e fakultetit, Dekane eja shpejt se po kallet kjo pjesa e godinës. Kemi vrapuar shpejt e shpejt, ndërkohë i kanë lajmëruar kafet përreth më thanë, këtë nuk e kam të sigurt i kanë thirre hajde se po digjet një pjesë e fasadës sepse kjo është plastikë dhe e ka marrë zjarrin shumë lehtë.”, tha Rugova.
Sipas saj, krejt kjo ka ndodhur si papërgjegjësi e dikujt që ka lënë mbeturinat e mbetura anash kontejnerëve.
“Krejt kjo siç po thonë zjarrfikësit qenka si pasojë e papërgjegjësisë së dikujt që i ka lënë mbeturinat anash kontejnerëve. Zakonisht po ndodhë nëpër Prishtinë t’i dhezin mbeturinat brenda kontejnerëve.”, shtoi ajo.
Rugova e ka cilësuar një gjë të tillë të turpshme dhe ka zbuluar që brenda në objekt nuk ka dëme.
“Afër institucioneve një gjë e tillë me ndodhë është turp, edhe s’kam fjalë. Brenda nuk ka dëm. Tash duhet të vije një komision që t’i shqyrtoi por nga pamjet e para sekretari më lajmëroi se nuk ka ndonjë dëm të madh, kryesisht është dëm i vogël. Vet fakti se po digjet fasada e një institucioni është shumë e turpshme.”, tha dekanja Rugova.












