Zbulohet jeta e Kejvina Kthellës në Itali para se të bëhej e famshme

Zbulohet jeta e Kejvina Kthellës në Itali para se të bëhej e famshme

E bukur, seksi, provokuese, Kejvina Kthella i çmendi të gjithë me daljen e saj të parë në “Xing me Ermalin”. Velina e re u kthye në vajzën më të komentuar në media dhe fakti nëse kishte veshur apo jo të brendshme e vuri në qendër të vëmendjes. E një vëmendje kaq të madhe Kejvina nuk e […]

E bukur, seksi, provokuese, Kejvina Kthella i çmendi të gjithë me daljen e saj të parë në “Xing me Ermalin”. Velina e re u kthye në vajzën më të komentuar në media dhe fakti nëse kishte veshur apo jo të brendshme e vuri në qendër të vëmendjes. E një vëmendje kaq të madhe Kejvina nuk e priste pasi siç tregon në këtë intervistë për “Xing.al”, jeta e saj në Itali ishte monotone. Por çfarë pune bënte Kejvina para se të kthehej në Shqipëri? Si e pritën prindërit e saj daljen e parë në ekran? A e ka ngacmuar ndonjë personazh VIP? Këto e shumë të tjera, Kejvina i zbulon në këtë intervistë për “Xing.al”.

Kejvina

Si u bëre pjesë e “Xing me Ermalin”?

Në fakt i kam shprehur dëshirën një agjenti që ka agjensi modelingu këtu, i kam thënë se po të kthehesha në Shqipëri një ditë, që të punoja do e bëja vetëm po të ishte për tek “Xing me Ermalin”! Pastaj ai më vuri në kontakt me Ermalin edhe kështu ndodhi që unë u bëra pjesë e Xingut! ka ndodhur gjithçka në xhiron e një jave, aq shpejt dhe bukur!

Kejvina

Ke menduar ndonjëherë se do të bëheshe kaq e famshme në Shqipëri?

Për kaq pak kohë jo, të them të drejtën. Por kur punon me Ermalin nuk është për t’u habitur.

Kejvina

Cila ishte jeta jote në Itali? Çfarë bëje para se të vendosje të ktheheshe në Shqipëri?

Jeta ime në Itali ishte shumë monotone! Casting, punë, palestër! Atje jam një modele profesioniste, kam punur për agjensi të ndryshme modelingu dhe me këtë punë jam marrë që në moshën 14 vjeçare. Mund të them që agjensit e modelingut janë shtëpia ime e dytë.

Kejvina

Çfarë të thonë njerëzit tani që je pjesë e ekranit? Çfarë reagimesh ke marrë?

Mendimet e njerëzve janë normalisht pozitive dhe negative. Por ju jam mirënjohëse në të dyja rastet!

Kejvina

Si e priti familja daljen tënde të parë dhe të shumëpërfolur në emision?

Fatmirësisht kam një familje që më ka mbështetur gjithmonë përsa i përket daljes sime të parë. Normalisht ishin të lumtur për arritjen time, por të them të drejtën ishin pak të mërzitur nga sesi njerëzit e kanë interpretuar.

Me siguri tani do të kesh krijuar ushtrinë tënde të adhuruesve, por a ke një mashkull në krah?

Jo, jam single, edhe jam shumë mirë kështu!

Kejvina

Të ka ngacmuar ndonjë personazh VIP së fundmi?

Jo, asnjë

Kejvina

Cilat janë synimet e tua në karrierë?

Në fakt kam shumë, por s’dua t’i zbuloj deri në momentin që do realizohen!

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya